Dirigjuesit. Psalm i Davidit.
11 Te Jehovai kam gjetur strehë.+
Si guxoni t’i thoni shpirtit tim:
«Ik në mal si zog!+
2 Ja, të ligjtë tendosin harkun,+
bëjnë gati shigjetat mbi kordhëz,
për të qëlluar në terr ata që kanë zemër të drejtë.+
3 Kur themelet shkatërrohen,+
ç’duhet të bëjë i drejti?»
4 Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+
Jehovai e ka fronin në qiej.+
Syri i tij sheh bijtë e njerëzve, me sytë e tij rrezatues i heton.+
5 Jehovai heton edhe të drejtin, edhe të ligun.+
Atë që do dhunën, shpirti i Tij e urren.+
6 Si rrebesh do të derdhë mbi të ligjtë gracka, zjarr e squfur,+
dhe era zhuritëse do të jetë kupa që duhet të pinë.+
7 Se Jehovai është i drejtë+ dhe i do veprat e drejta.+
Vetëm të drejtët do ta shohin fytyrën e tij.+