Amosi
6 Mjerë ata që rrinë rehat+ në Sion dhe ata që ndihen të sigurt në malin e Samarisë! Ata janë më të shquarit e parisë së kombeve, ku shkon shtëpia e Izraelit. 2 Shkoni në Kalneh e shikoni. Që andej shkoni në Hamath,+ një qytet shumë i populluar, dhe zbritni në Gathin+ e filistinëve. A janë ata më të mirë se mbretëritë tuaja? A kanë territor më të madh se juaji?+ 3 Mos po e hiqni nga mendja ditën e kobshme+ dhe afroni fronin e dhunës?+ 4 Ju shtriheni në shtretër të fildishtë,+ rehatoheni sa gjatë gjerë mbi divanet tuaja, hani deshtë e kopesë dhe viçat e rinj mes gjedhëve të majmë.+ 5 Ju sajoni melodi sipas tingullit të veglave me tela+ dhe njësoj si Davidi shpikët vegla muzikore;+ 6 pini verë në kupa të mëdha,+ miroseni me vajrat më të zgjedhura+ dhe nuk ndjetë dhembje për katastrofën e Jozefit.+
7 Prandaj, do t’ju çojnë në mërgim në krye të mërgimtarëve të tjerë,+ dhe ata që rehatohen sa gjatë gjerë, s’do të bëjnë më ahengje të shfrenuara.
8 Unë, Zotëria Sovran Jehova, jam betuar për shpirtin tim,+—thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive,—se më është pështirosur krenaria e Jakobit,+ se i urrej kullat e tij+ dhe se do ta dorëzoj në duart e armikut qytetin dhe gjithçka që është në të.+ 9 Edhe sikur të mbeten dhjetë vetë në një shtëpi, edhe ata do të vdesin.+ 10 Xhaxhai do t’i nxjerrë një nga një e do t’i djegë. Kështu do t’i nxjerrë eshtrat nga shtëpia.+ Ai do t’i thotë atij që është brenda në shtëpi: ‘A ka të tjerë me ty?’ Tjetri do t’ia kthejë: ‘Asnjë tjetër.’ Atëherë xhaxhai do t’i thotë: ‘Hesht, se nuk është rasti të përmendet emri i Jehovait.’+
11 Ja, Jehovai jep urdhër+ dhe e katandis shtëpinë e madhe në rrënojë dhe shtëpinë e vogël në mbeturina.+
12 A rendin kuajt mbi shkrepa? A lërojnë njerëzit atje me qe? Ju e kthyet të drejtën+ në një bimë helmuese dhe frytin e drejtësisë në pelin, 13 po, ju që gëzoni për atë që nuk ekziston+ e që thoni: ‘A nuk jemi aq të fortë sa t’i ngremë vetë brirët* tanë?’+ 14 Ja, unë do të nxjerr kundër teje një komb,+ o shtëpi e Izraelit,—thotë Jehovai, Perëndia i ushtrive,—që do t’ju shtypë që nga hyrja e Hamathit+ deri te lugina e përroit të Arabahut.»