Jeremia
14 Kjo është fjala e Jehovait që iu drejtua Jeremisë, lidhur me ndodhitë e thatësirave:+ 2 Juda është në zi+ dhe portat e saj janë ligështuar.+ Ato dergjen të brengosura në tokë.+ Nga Jerusalemi ngrihet një klithmë.+ 3 Fisnikët e tyre dërgojnë për ujë+ popullin. Këta shkojnë te sternat, por s’gjejnë ujë.+ Kthehen me enët bosh. Janë të turpëruar+ e të zhgënjyer dhe mbulojnë kokën.+ 4 Ngaqë toka është plasaritur, sepse nuk ka pasur rrebesh në vend,+ bujqit janë të turpëruar, mbulojnë kokën.+ 5 Drenusha pjell në arë dhe e braktis pjellën e vet, sepse nuk ka bar të njomë. 6 Zebrat+ ndalen në kodrat e zhveshura, gulçojnë si çakejtë. Sytë u janë venitur, sepse nuk ka bar.+ 7 Edhe nëse fajet tona dëshmojnë kundër nesh, o Jehova, vepro për hir të emrit tënd,+ sepse pabesitë tona janë bërë të shumta;+ kemi mëkatuar ndaj teje.+
8 O shpresa e Izraelit,+ Shpëtimtari i tij+ në kohë vuajtjeje,+ pse bëhesh si një i huaj dhe si një udhëtar që ndalet për të kaluar natën?+ 9 Pse bëhesh si një njeri i habitur, si një njeri i fuqishëm që nuk shpëton dot njeri?+ E megjithatë, ti je mes nesh,+ o Jehova, dhe ne thirremi me emrin tënd.+ Mos na lër në baltë.
10 Kështu thotë Jehovai për këtë popull: «Ashtu kanë dashur të enden andej-këtej,+ nuk i kanë përmbajtur këmbët.+ Prandaj Jehovai nuk është kënaqur fare me ta.+ Tani ai do ta kujtojë fajin e tyre dhe do t’u kushtojë vëmendje mëkateve të tyre.»+
11 Pastaj Jehovai më tha: «Mos m’u lut për asgjë të mirë për këtë popull.+ 12 Kur agjërojnë, nuk e dëgjoj britmën e tyre përgjëruese+ dhe kur më paraqitin blatimin e plotë dhe blatimin në drithë, unë nuk gjej kënaqësi.+ Do t’u jap fund me anë të shpatës, të zisë së bukës dhe të murtajës.»+
13 Pas kësaj unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova! Ja, profetët u thonë atyre: ‘Nuk do ta shihni fare shpatën e nuk do të ketë asnjë zi buke, por unë do t’ju jap paqe të vërtetë në këtë vend.’»+
14 Atëherë Jehovai ma ktheu: «Profetët po profetizojnë në emrin tim gënjeshtra.+ Nuk i kam dërguar unë dhe as i kam urdhëruar e as u kam thënë gjë.+ Ata po ju profetizojnë një vegim dhe fall të rremë, një gjë të kotë+ dhe dhelpërinë e zemrës së vet.+ 15 Prandaj kështu them unë, Jehovai, për profetët që profetizojnë në emrin tim, por që nuk i kam dërguar unë, dhe që thonë se nuk do të vijë as shpata e as zia e bukës në këtë vend: ‘Ata profetë do të marrin fund nga shpata dhe nga zia e bukës.+ 16 Njerëzit të cilëve u profetizojnë, do të flaken në rrugët e Jerusalemit nga zia e bukës dhe e shpatës, e askush nuk do t’i varrosë; as ata, as gratë e tyre dhe as bijtë e bijat e tyre.+ Unë do t’ua hedh mbi kokë gjëmën.’+
17 Thuaju atyre këto fjalë: ‘Le të rrjedhin lot sytë e mi ditë e natë e mos pushofshin,+ sepse virgjëresha e popullit tim është thyer copë-copë+ me një buçimë të madhe, është plagosur shumë rëndë.+ 18 Po të dal në arë, ja, të vrarët nga shpata.+ Po të hyj në qytet, ja, sëmundjet nga zia e bukës.+ Edhe profeti, edhe prifti janë endur në një vend që nuk e njihnin.’»+
19 Vallë e ke hedhur poshtë krejtësisht Judën+ dhe vallë e ka urryer shpirti yt Sionin?+ Pse na ke goditur aq sa nuk ka shërim për ne?+ Shpresohej për paqe, por nuk erdhi asnjë e mirë. Shpresohej për një kohë shërimi, por ja, erdhi tmerri.+ 20 E pranojmë, o Jehova, ligësinë tonë, fajin e paraardhësve tanë,+ sepse kemi mëkatuar ndaj teje.+ 21 Për hir të emrit tënd+ mos na përbuz! Mos e përçmo fronin tënd të lavdishëm.+ Kujtoje dhe mos e prish besëlidhjen me ne.+ 22 Mes idhujve të kotë+ të kombeve, a ka ndonjë që të bëjë të bjerë shi, dhe vetë qiejt, a mund të japin shira të bollshme?+ A nuk je ti i Vetmi, o Jehova, Perëndia ynë?+ E ne shpresojmë te ti, sepse ti i ke bërë gjithë këto gjëra.+