Zanafilla
44 Më vonë, ai e urdhëroi përgjegjësin e shtëpisë së tij:+ «Mbushi torbat e atyre burrave me ushqim sa të mbajnë, dhe paratë e secilit vërua në grykën e torbës.+ 2 Por në grykën e torbës së më të voglit bashkë me paratë e drithit vër edhe kupën time të argjendtë.» Kështu, ai bëri siç i tha Jozefi.+
3 Mëngjesi kishte zbardhur, kur ata u nisën+ bashkë me gomarët e tyre. 4 Ata dolën nga qyteti, por s’kishin shkuar larg, kur Jozefi i tha përgjegjësit të shtëpisë së tij: «Ngrihu! Shko pas atyre burrave dhe, kur t’i arrish, thuaju: ‘Pse e kthyet të mirën me të keqe?+ 5 A nuk e dini se kjo është kupa ku pi zotëria im, dhe që e përdor me mjeshtëri për të interpretuar oguret?+ Keni bërë diçka të keqe.’»
6 Më në fund, ai i arriti dhe u tha ato fjalë. 7 Por ata ia kthyen: «Përse zoti ynë flet kështu? Shërbëtorëve të tu nuk u ka shkuar kurrë ndër mend të bëjnë një gjë të tillë. 8 Ne t’i kthyem nga vendi i Kanaanit paratë që gjetëm në grykën e torbës.+ Si mund të vidhnim vallë argjend ose ar nga shtëpia e zotërisë tënd?+ 9 Kushdo nga skllevërit e tu, tek i cili do të gjendet kupa, le të vdesë, kurse ne le të bëhemi skllevër të zotërisë tonë.»+ 10 Prandaj, ai tha: «U bëftë si thoni ju!+ Ai tek i cili do të gjendet, do të bëhet skllavi im,+ kurse ju të tjerët do të jeni të pafaj.» 11 Prandaj, ata i ulën torbat me të shpejtë përtokë dhe i hapën. 12 Ai nisi të kërkonte me kujdes. Filloi nga më i madhi dhe mbaroi te më i vogli. Si përfundim, kupa u gjend në torbën e Beniaminit.+
13 Atëherë ata shqyen mantelet,+ ngarkuan thasët në gomarë dhe u kthyen në qytet. 14 Juda+ dhe vëllezërit e tij shkuan në shtëpinë e Jozefit. Ai ishte ende atje dhe ata ranë përtokë para tij.+ 15 Jozefi u tha: «Ç’është kjo që më bëtë? A s’e dini që një njeri si unë mund të interpretojë me mjeshtëri oguret?»+ 16 Juda ia ktheu me zë të lartë: «Çfarë t’i themi zotërisë tonë? Ç’të flasim? Si të tregojmë se jemi të drejtë?+ Perëndia i vërtetë e ka zbuluar fajin e skllevërve të tu.+ Ja tek jemi skllevër të zotërisë tonë,+ ne dhe ai të cilit iu gjet kupa.» 17 Megjithatë, ai u tha: «As më shkon kurrë ndër mend një gjë e tillë!+ Njeriu, të cilit iu gjet kupa, ai do të bëhet skllavi im.+ Ju të tjerët, shkoni në paqe tek ati juaj.»+
18 Juda iu afrua dhe i tha: «Të lutem, imzot, lëre skllavin tënd të thotë një fjalë, dhe imzot të më dëgjojë.+ Mos u ndeztë zemërimi+ yt kundër skllavit tënd, sepse ti je njëlloj si faraoni.+ 19 Imzot i pyeti skllevërit e tij: ‘A keni baba ose vëlla?’ 20 Dhe ne iu përgjigjëm: ‘Kemi një baba të moshuar dhe djalin e pleqërisë së tij, më të voglin.+ Por vëllai i tij ka vdekur, dhe vetëm ai ka mbetur nga nëna e tij.+ Prandaj i ati e do shumë.’ 21 Pastaj, ti u the skllevërve të tu: ‘Ma sillni këtu, që ta shoh me sytë e mi.’+ 22 Por ne i thamë zotërisë tim: ‘Djali s’mund të largohet nga i ati, përndryshe babai ka për të vdekur.’+ 23 Atëherë ti u the skllevërve të tu: ‘Mos më dilni përpara, po s’më sollët me vete vëllanë tuaj të vogël.’+
24 Prandaj, ne u kthyem te skllavi yt, ati ynë, dhe i thamë fjalët e zotërisë tim. 25 Më vonë, ati ynë tha: ‘Kthehuni, na blini ca ushqim.’+ 26 Por ne iu përgjigjëm: ‘S’mund të shkojmë. Ne do të zbresim vetëm nëse vëllai më i vogël vjen me ne, sepse s’mund t’i dalim përpara atij njeriu, nëse vëllai i vogël s’është me ne.’+ 27 Atëherë skllavi yt, ati ynë, na tha: “Ju e dini mirë se gruaja më lindi vetëm dy djem.+ 28 Më vonë, njëri më la, dhe unë thirra me zë të lartë: ‘Ah, patjetër e ka shqyer ndonjë kafshë!’+ Dhe s’e kam parë më. 29 Nëse ma largoni nga sytë edhe këtë tjetrin, dhe nëse i ndodh ndonjë e keqe,* flokët e mi të bardhë do të m’i kallni me dhembje në Sheol.”+
30 Prandaj, meqë shpirti i tij është i lidhur me shpirtin e djalit,+ po të shkoj pa të te skllavi yt, ati im, 31 ai ka për të vdekur sa të shohë se djali nuk është, dhe atëherë skllevërit e tu me të vërtetë do t’ia kallin me hidhërim në Sheol flokët e bardhë skllavit tënd, atit tonë. 32 Skllavi yt doli garant+ për djalin, kur të ishte larg të atit, dhe i thashë: ‘Nëse nuk ta kthej, do të jem fajtor ndaj teje përgjithmonë.’+ 33 Ndaj të lutem, lërmë të rri unë në vend të djalit si skllav i zotërisë tim, dhe djali të shkojë me vëllezërit e tij.+ 34 Si të shkoj tek im atë pa djalin me vete? S’e shoh dot gjëmën që do t’i bjerë atit tim.»+