35 Gjithë bijtë e bijat e tij vinin për ta ngushëlluar,+ por ai nuk pranonte të ngushëllohej dhe thoshte:+ «Do të zbres të mbaj zi tek im bir, në Sheol!»* Dhe ati i tij vazhdoi ta qante.
38 Por ai ua ktheu: «Im bir nuk do të zbresë me ju, sepse vëllai i tij ka vdekur dhe ai ka mbetur vetëm.+ Nëse ju ndodh udhës ndonjë e keqe, flokët e mi të bardhë do të m’i kallni me hidhërim në Sheol.»+
10 Gjithë sa dora jote gjen për të bërë, bëje me fuqinë tënde,+ sepse nuk ka asnjë punë, as plan, as njohuri,+ as mençuri+ në Sheol,*+ në vendin ku po shkon.+
14 Nga dora e Sheolit* do t’i shpengoj,+ nga vdekja do t’i rimëkëmb.+ Ku janë thumbat e tu, o Vdekje?+ Ku është fuqia jote shkatërruese, o Sheol?+ Dhembshuria do t’u fshihet syve të mi.+
23 Po ti, o Kapernaum,+ mos vallë do të lartësohesh deri në qiell? Në Hades*+ do të zbresësh,+ sepse po të kishin bërë në Sodomë veprat e fuqishme që u bënë te ti, ajo do të kishte mbetur deri më sot.
13 Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Hadesi* i dorëzuan të vdekurit+ që gjendeshin në ta, dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.+