Psalmet
Dirigjuesit. Këngë e Davidit.
31 Te ti, o Jehova, jam strehuar,+
dhe mos u turpërofsha kurrë!+
Falë drejtësisë sate më sill shpëtim.+
3 Sepse ti je shkrepi dhe kalaja ime.+
Për hir të emrit tënd,+ ti do të më drejtosh e do të më prish.+
7 Do të gëzoj e do të ngazëlloj falë dashamirësisë sate,+
sepse pe mundimin tim.+
Ti m’i njeh vuajtjet e shpirtit.+
10 Jeta ime po merr fund nga hidhërimi,+
me psherëtima po më shkojnë vitet.+
Për shkak të fajit tim fuqia po më mpaket,+
dhe kockat po më thahen.+
11 Në sytë e tërë armiqve të mi,+ unë ngjaj si një i poshtëruar,+
edhe më shumë për njerëzit që më rrethojnë,+
dhe një tmerr për të njohurit e mi.+
Kur më shohin jashtë, largohen nga unë.+
13 Sepse dëgjova fjalë të këqija nga shumë njerëz,+
në çdo anë sundon tmerri.+
Kur mblidhen të gjithë si një i vetëm kundër meje,+
thurin plane se si të ma marrin jetën.+
17 O Jehova, mos u turpërofsha, sepse të thërras ty!+
Të ligjtë u turpërofshin+
dhe iu mbylltë goja në Sheol!+
19 Sa e madhe është mirësia jote,+ që ti e ruan si thesar për ata që të frikësohen!+
Në sy të bijve të njerëzve,
ti ua jep atyre që gjejnë strehë te ti.+
20 Ti do t’i fshehësh në vendin e fshehtë të pranisë sate,+
larg nga bandat e njerëzve që thurin të këqija.+
Do t’i fshehësh në kasollen tënde, larg nga grindjet me fjalë.+
22 Kur më zuri paniku+ thashë:
«Ata do të më zhdukin nga sytë e tu.»+
Ti i dëgjove përgjërimet e mia, kur të thirra për ndihmë.+