Proverbat
5 Oh, biri im, kushtoji vëmendje mençurisë sime.+ Ktheje veshin nga aftësia ime dalluese,+ 2 që të ruash aftësinë për të menduar+ dhe buzët e tua le të mbrojnë njohurinë.+
3 Sepse buzët e gruas imorale* pikojnë si hoje mjalti+ dhe qiellza e saj është më e butë se vaji.+ 4 Por pasoja e saj është e hidhur si pelini;+ është e mprehtë si një shpatë me dy tehe.+ 5 Në vdekje zbresin këmbët e saj.+ Hapat e saj të çojnë në Sheol.+ 6 Ajo nuk e shqyrton me kujdes shtegun e jetës.+ Endet nëpër udhët e saj, pa e ditur as vetë se ku.+ 7 Tani, o bij, më dëgjoni+ dhe mos u largoni nga thëniet e gojës sime.+ 8 Mbaje larg saj udhën tënde dhe mos iu afro hyrjes së shtëpisë së saj,+ 9 që të mos e humbasësh dinjitetin+ tënd para të tjerëve, as vitet e tua të mos ia japësh asaj që është mizore;+ 10 që me fuqinë tënde të mos ngopen të panjohurit+ dhe gjërat që i ke fituar me dhembje, të mos shkojnë në shtëpinë e një të huaji,+ 11 dhe të mos rënkosh në të ardhmen,+ kur mishi dhe trupi yt të marrin fund.+ 12 E të mos detyrohesh të thuash: «Sa e urreva disiplinën+ dhe zemra ime e përbuzi qortimin!+ 13 Nuk e dëgjova zërin e atyre që më mësonin+ dhe nuk e ktheva veshin+ nga mësuesit e mi. 14 Me lehtësi u gjenda në çdo lloj të keqeje+ në mes të kongregacionit dhe të asamblesë.»+
15 Pi ujë nga sterna jote, prej ujit që rrjedh nga pusi yt.+ 16 Pse të shpërndahen jashtë dyerve+ krojet e tua, rrëketë e tua të ujit nëpër sheshe? 17 Le të jenë vetëm për ty, dhe jo për të huajt bashkë me ty.+ 18 I bekuar qoftë burimi yt i ujërave+ dhe gëzo me gruan e rinisë sate,+ 19 drenushë e dashur, sorkadhe* magjepsëse!+ Gjinjtë e saj të të dehin gjithë kohës.+ Nga dashuria e saj qofsh vazhdimisht i dalldisur!+ 20 Pse, o biri im, të dalldisesh pas gruas imorale apo të pushtosh gjirin e një të përdale?+ 21 Sepse udhët e njeriut janë përpara syve të Jehovait,+ dhe ai i shqyrton me kujdes të gjitha shtigjet e tij.+ 22 Të ligun do ta kapin fajet e veta+ dhe ai do të zihet në litarët e mëkatit të tij.+ 23 Ai do të vdesë, sepse nuk është disiplinuar+ dhe do të humbasë rrugën nga marrëzia e tij e madhe.+