Proverbat
15 Përgjigjja e butë e largon tërbimin,+ por një fjalë që shkakton dhembje, ngjall zemërim.+
2 Gjuha e të mençurve bën gjëra të mira me njohurinë e saj,+ kurse gjuha e budallenjve dërdëllit me marrëzi.+
3 Sytë e Jehovait janë në çdo vend,+ duke vrojtuar të këqijtë dhe të mirët.+
4 Qetësia e gjuhës është pemë jete,+ ndërsa shtrembërimi i saj do të thotë rrënim i frymës.+
5 Kush është i marrë, e përbuz disiplinën e të atit,+ por kush e vlerëson qortimin, është mendjehollë.+
6 Në shtëpinë e të drejtit ka rezerva të bollshme,+ kurse frytet e të ligut sjellin telashe.*+
7 Buzët e të mençurve shpërndajnë njohuri,+ por zemra e budallenjve s’është e tillë.+
8 Flijimi i të ligjve është i pështirë për Jehovain,+ por lutja e të drejtëve është kënaqësi për të.+
9 Udha e të ligut është e pështirë për Jehovain,+ por ai do atë që ndjek drejtësinë.+
10 Për atë që e lë shtegun, disiplina është e keqe;+ kush e urren qortimin, do të vdesë.+
11 Sheoli dhe vendi i shkatërrimit+ janë para Jehovait.+ Sa më shumë zemrat e bijve të njerëzve!+
12 Tallësi nuk e do atë që e qorton.+ Ai nuk shkon te të mençurit.+
13 Zemra e gëzuar e çel fytyrën,+ por për shkak të dhembjes së zemrës, fryma dërrmohet.+
14 Zemra me kuptueshmëri e kërkon njohurinë,+ kurse goja e budallenjve synon marrëzinë.+
15 Të këqija janë të gjitha ditët e të munduarit,+ por kush është i gëzuar në zemër, ka vazhdimisht gosti.+
16 Më mirë pak me frikë nga Jehovai,+ se një rezervë e bollshme bashkë me pështjellim.+
17 Më mirë një pjatë me perime aty ku ka dashuri,+ se një dem i majmur bashkë me urrejtje.+
18 Një njeri i tërbuar ndez grindje,+ ndërsa kush nuk zemërohet shpejt, shuan sherrin.+
19 Udha e përtacit është si një gardh me driza,+ kurse shtegu i të drejtëve është udhë e sheshuar.+
20 Bir i mençur është ai që e gëzon të atin,+ por njeriu budalla e përbuz nënën e tij.+
21 Marrëzia është gëzim për atë që ka një zemër pa gjykim të mirë,*+ por njeriu me aftësi dalluese shkon drejt përpara.+
22 Planet prishen aty ku nuk flitet në mirëbesim,+ por përmbushen aty ku ka shumë këshilltarë.+
23 Njeriun e gëzon përgjigjja e gojës së tij,+ dhe një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është!+
24 Shtegu i jetës shkon lart për atë që vepron me gjykim të thellë,+ dhe e mbron atë që të mos shkojë poshtë, në Sheol.+
25 Jehovai do ta shembë shtëpinë e atyre që lartësojnë veten,+ por do të caktojë kufijtë e pronës së një vejushe.+
26 Planet e njeriut të keq janë të pështira për Jehovain,+ por fjalët e këndshme janë të pastra.+
27 Kush nxjerr përfitim të padrejtë, fut në telashe* shtëpinë e vet,+ por kush i urren ryshfetet, do të jetojë.+
28 Zemra e të drejtit mediton para se të përgjigjet,+ ndërsa goja e të ligjve dërdëllit gjëra të këqija.+
29 Jehovai është larg të ligjve,+ por dëgjon lutjen e të drejtëve.+
30 Shndritja e syve+ e gëzon zemrën;+ një lajm i mirë+ i majm kockat.+
31 Veshi që e dëgjon qortimin+ jetëdhënës, gjen strehë pikërisht mes të mençurve.+
32 Kush i shmanget disiplinës,+ përçmon shpirtin e vet, por kush e dëgjon qortimin, fiton një zemër me kuptueshmëri.+
33 Frika nga Jehovai është disiplinë drejt mençurisë,+ dhe para lavdisë është përulësia.+