Eklisiastiu
9 U përpoqa me gjithë zemër ta shqyrtoja këtë+ dhe arrita në përfundimin se të drejtët dhe të mençurit, si dhe veprat e tyre, janë në duart e Perëndisë së vërtetë.+ Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm as për dashurinë, as për urrejtjen, që ishin të gjitha përpara tyre.+ 2 Çfarë ka njëri, ka edhe tjetri.+ Ka një fund+ për të drejtin+ dhe për të ligun,+ për të mirin, për të pastrin e për të papastrin, për atë që bën flijime dhe për atë që nuk bën flijime. Njeriu i mirë është njëlloj si mëkatari+ dhe ai që betohet është njëlloj si ai që ka frikë të përbetohet.+ 3 Ja çfarë është sfilitëse në të gjitha ato që janë bërë nën diell: meqë ka një fund për të gjithë,+ zemra e bijve të njerëzve është, gjithashtu, plot me ligësi+ dhe në zemër kanë çmenduri+ gjatë jetës së tyre, dhe pastaj përfundojnë te të vdekurit!+
4 Për këdo që është ende mes të gjallëve ka shpresë, sepse një qen i gjallë+ është më mirë se një luan i ngordhur.+ 5 Të gjallët janë të vetëdijshëm se do të vdesin,+ por të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë;+ ata nuk kanë më asnjë shpërblim, sepse kujtimi i tyre është harruar.+ 6 Po ashtu dashuria, urrejtja dhe xhelozia e tyre tashmë kanë marrë fund+ dhe nuk kanë më asnjë pjesë në asgjë që ka për t’u bërë nën diell.+
7 Shko, ha me gëzim ushqimin tënd dhe pi verën tënde me zemër të mirë,+ sepse tashmë Perëndia i vërtetë është kënaqur me veprat e tua.+ 8 Në çdo rast, rrobat e tua le të jenë të bardha+ dhe vaji të mos mungojë mbi kokën tënde.+ 9 Gëzoje jetën me gruan që do,+ gjithë ditët e jetës sate të kotë që Ai të ka dhënë nën diell, gjithë ditët e kotësisë sate, sepse kjo është pjesa jote në jetë+ dhe në mundin tënd, me të cilin mundohesh nën diell. 10 Gjithë sa dora jote gjen për të bërë, bëje me fuqinë tënde,+ sepse nuk ka asnjë punë, as plan, as njohuri,+ as mençuri+ në Sheol,*+ në vendin ku po shkon.+
11 Solla përsëri ndër mend dhe pashë nën diell se garën nuk e fitojnë gjithmonë të shpejtët+ dhe as betejën të fuqishmit.+ Të mençurit nuk kanë ushqim,+ as njerëzit me kuptueshmëri nuk kanë pasuri,+ as ata me njohuri nuk kanë hir,+ sepse të gjithëve u rastis të kalojnë kohë të vështira dhe të përjetojnë ngjarje të paparashikuara.+ 12 Njeriu+ nuk e di ç’do të sjellë e ardhmja.+ Ashtu si peshqit zihen në një rrjetë mizore+ dhe zogjtë kapen në grackë,+ kështu edhe bijtë e njerëzve zihen në lakun e një kohe të kobshme,+ kur ajo vjen befas mbi ta.+
13 Pashë edhe këtë në lidhje me mençurinë nën diell dhe për mua ajo ishte madhështore. 14 Ishte një qytet i vogël dhe të paktë ishin njerëzit në të. Drejt tij erdhi një mbret i madh, e rrethoi dhe ngriti kundër tij fortesa madhështore.+ 15 Atje u gjend një njeri nevojtar, por i mençur, i cili me mençurinë e tij i siguroi qytetit shpëtim.+ Por askush nuk e kujtoi atë njeri nevojtar.+ 16 Atëherë, unë thashë: «Mençuria është më e mirë se fuqia.+ Megjithatë, mençuria e nevojtarit përbuzet dhe fjalët e tij nuk i dëgjon njeri.»+
17 Fjalët e të mençurve, të thëna qetësisht, dëgjohen+ më shumë se britma e atij që sundon në mes të budallenjve.+
18 Mençuria është më e mirë se armët dhe vetëm një mëkatar mund të shkatërrojë shumë të mira.+