Isaia
57 I drejti vdes,+ por askush s’do t’ia dijë.+ Njerëzit dashamirës bashkohen me të vdekurit,+ por askush nuk e kupton që i drejti merret për shkak të gjëmës që po vjen.+ 2 Ai bie në paqe.+ Të gjithë ata që nuk largohen nga rruga e drejtë,+ do të prehen+ në varr.*+
3 «Afrohuni këtu,+ o bij të fallxhores,+ farë e kurorëshkeljes dhe e prostitutës!+ 4 Kë vini në lojë?+ Kujt ia shtrembëroni buzët dhe i nxirrni gjuhën?+ A nuk jeni ju bij të shkeljes, farë e mashtrimit,+ 5 që ju ndizet pasioni mes pemëve të mëdha,+ nën çdo pemë të harlisur,+ e që therni fëmijët nëpër shkrepat e luginave të përrenjve?+
6 Pjesa jote ishin gurët e lëmuar të përroit.+ Ata ishin shorti yt.+ Madje ti ke derdhur mbi ta blatime në pije+ dhe u ke bërë dhurata. Me këto gjëra të ngushëllohem?+ 7 Ti e vure shtratin tënd mbi një mal të lartë, shumë të lartë.+ Edhe atje u ngjite për të bërë flijime.+ 8 Përmendoren+ që bëre, e vure pas derës dhe pas shtalkës. U zhveshe larg meje dhe pastaj u ngjite lart. E zgjerove shtratin tënd+ dhe bëre besëlidhje me ta. Deshe t’i kishe në shtrat+ dhe shikove organin mashkullor. 9 Shkove te Meleku me vaj dhe bëre pomada pa kursim.+ I nise larg të dërguarit e tu, e kështu re shumë poshtë, arrite deri në Sheol.+ 10 U rraskapite duke u endur në shumë rrugë.+ Nuk the: ‘Është e kotë!’ I ripërtërive fuqitë+ e tua, prandaj nuk u sëmure.+
11 Kujt i trembeshe dhe nga kush kishe frikë+ që nise të gënjeje?+ Për mua nuk u kujtove.+ Për asgjë nuk deshe t’ia dije.+ Ngaqë heshta që të mos nxirrja në dritë veprat e tua,+ nuk më kishe frikë?+ 12 Unë do të tregoj drejtësinë tënde+ dhe veprat e tua,+ që nuk do të të vlejnë aspak.+ 13 Kur të thërrasësh për ndihmë, koleksioni yt* nuk do të të çlirojë,+ përkundrazi atë do ta marrë me vete era+ dhe do ta çojë larg një e nxjerrë fryme. Kurse ata që strehohen tek unë,+ do të trashëgojnë vendin dhe do të marrin si pronë malin tim të shenjtë.+ 14 Dhe do të thuhet: ‘Shtrojeni, shtrojeni rrugën. Hapeni dhe pastrojeni rrugën+ e popullit tim nga çdo pengesë.’»+
15 Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi+ që qëndron përgjithmonë+ dhe që e ka emrin të shenjtë:+ «Unë banoj në lartësi dhe në vend të shenjtë+ bashkë me të dërrmuarin dhe të përvuajturin në frymë,+ që të rigjallëroj frymën e të përvuajturve dhe zemrën e të dërrmuarve.+ 16 Sepse unë nuk do të luftoj përgjithmonë dhe as do të mbetem i zemëruar përjetë,+ përndryshe fryma do të ligështohej+ për shkakun tim, madje edhe çdo krijesë imja që merr frymë.+
17 Ngaqë ishte fajtor për përfitim të padrejtë,+ unë u indinjova, e godita dhe e fsheha fytyrën time+ kur isha i indinjuar. Por ai vazhdoi në udhën e zemrës së vet si renegat.+ 18 I kam parë udhët e tij dhe nisa ta shëroja,+ ta drejtoja+ e ta dëmshpërbleja me ngushëllim+ atë dhe njerëzit e tij që mbanin zi.+
19 Unë e krijoj frytin e buzëve.+ Ai që është larg dhe ai që është afër, do të kenë paqe të vazhdueshme+ dhe unë do t’i shëroj,+—thotë Jehovai.
20 Por të ligjtë janë si deti i trazuar që nuk mund të qetësohet dhe ujërat e të cilit nxjerrin leshterikë dhe llucë. 21 Nuk ka paqe për të ligjtë,+—thotë Perëndia im.