Jonai
2 Atëherë, nga barku i peshkut, Jonai iu lut Jehovait, Perëndisë së tij+ 2 dhe i tha:
«Në ankthin tim i thirra Jehovait+ dhe ai m’u përgjigj.+
Nga barku i Sheolit* thirra për ndihmë.+
Ti e dëgjove zërin tim.+
3 Kur më hodhe në thellësi, në zemër të detit të hapur,+
një rrymë më rrethoi.
Gjithë shkulmat e dallgët e tua kaluan mbi mua.+
5 Ujërat më rrethuan për vdekje,*+ thellësitë ujore më mbështollën.
Leshterikët m’u përdrodhën rreth kokës.
6 Zbrita deri në fund të maleve.
Shulat e tokës u mbyllën mbi mua përgjithmonë.
Por ti, o Jehova, Perëndia im, e ngrite jetën time nga gropa.+
7 Kur shpirti m’u mpak,+ kujtova Jehovain.+
Atëherë lutja ime mbërriti te ti, në tempullin tënd të shenjtë.+
8 Ata që adhurojnë idhujt e pavlerë, braktisin atë që u shfaq dashamirësi.+
9 Por unë do të të bëj flijime dhe me zërin tim do të të bëj falënderime.+
Zotimin që kam marrë, do ta mbaj.+ Shpëtimi i takon Jehovait.»+
10 Pastaj Jehovai e urdhëroi peshkun dhe ai e volli Jonain në tokë të thatë.+