2 Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aaronit, vëllait tënd, që të mos hyjë në çdo kohë në vendin e shenjtë,+ brenda perdes,+ përballë kapakut që është mbi Arkë, që të mos vdesë,+ sepse unë do të jem i pranishëm te reja+ mbi kapak.+
6 Pastaj priftërinjtë e çuan arkën+ e besëlidhjes së Jehovait në vendin e vet,+ në shenjtëroren e brendshme të shtëpisë, në Më të Shenjtën, nën krahët e kerubinëve.+
12 Jo me gjakun+ e cjepve dhe të demave të rinj, por me gjakun e vet,+ ai hyri një herë e mirë në vendin e shenjtë dhe siguroi për ne një çlirim të përhershëm.+
24 Sepse Krishti nuk hyri në një vend të shenjtë të bërë me duar,+ i cili është kopje e realitetit,+ por në vetë qiellin,+ që të paraqitet tani për ne përpara personit të Perëndisë.+