8 «Merr shkopin+ dhe mblidh asamblenë bashkë me Aaronin, vëllanë tënd, dhe para syve të tyre flitini shkrepit që ai të nxjerrë ujë. Nxirrni ujë nga shkrepi dhe jepjani për të pirë asamblesë dhe kafshëve të tyre të barrës.»+
15 Ai të vuri të ecje nëpër një shkretëtirë të madhe e të frikshme,+ me gjarpërinj helmues+ e akrepa, nëpër një tokë të etur për ujë. Ai nxori për ty ujë nga shkëmbi i strallit.+
15 U dhe bukë nga qielli që të shuanin urinë+ dhe nxore ujë nga shkrepi që të shuanin etjen;+ u the që të hynin+ e të zotëronin vendin për të cilin ti ishe betuar duke ngritur dorën se do t’ua jepje atyre.+
21 Ata nuk i mori etja+ kur ai i vuri të ecnin nëpër vende të shkreta.+ Ai bëri që për ta të dilte ujë nga shkëmbi dhe çau një shkëmb që të vërshonte uji.+