19 Në rast se mbledh të korrat në arën tënde+ dhe harron ndonjë nga duajt në arë, mos u kthe ta marrësh. Lëre për të ardhurin, për jetimin dhe për vejushën,+ me qëllim që Jehovai, Perëndia yt, të të bekojë në çdo gjë që bën dora jote.+
3 Atëherë ajo iku dhe, pasi hyri në arë, filloi të mblidhte kallinj nga ata që kishin mbetur pas korrësve.+ Rastësisht u ndodh në pjesën e arës që i përkiste Boazit,+ i cili ishte nga familja e Elimelekut.+