11 Por vitin e shtatë mos e puno, lëre ugar,+ që të hanë prej saj të varfrit e popullit. Ç’të lënë ata, do ta hanë kafshët e fushës.+ Kështu do të bësh edhe me vreshtin, edhe me ullishten tënde.
22 Kur të korrni arat në vendin tuaj, mos i korrni deri në cep dhe kallëzat e mbetura nga korrja, mos i mblidhni.+ Duhet t’i lini për të varfrin+ dhe të ardhurin.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj.’»
19 Në rast se mbledh të korrat në arën tënde+ dhe harron ndonjë nga duajt në arë, mos u kthe ta marrësh. Lëre për të ardhurin, për jetimin dhe për vejushën,+ me qëllim që Jehovai, Perëndia yt, të të bekojë në çdo gjë që bën dora jote.+