Levitiku
16 Jehovai i foli Moisiut, pas vdekjes së dy bijve të Aaronit, që u afruan në mënyrë të papranueshme para Jehovait, dhe vdiqën.+ 2 Jehovai i tha Moisiut: «Thuaji Aaronit, vëllait tënd, që të mos hyjë në çdo kohë në vendin e shenjtë,+ brenda perdes,+ përballë kapakut që është mbi Arkë, që të mos vdesë,+ sepse unë do të jem i pranishëm te reja+ mbi kapak.+
3 Aaroni do të marrë një dem të ri si blatim për mëkatin+ dhe një dash si blatim të djegur+ dhe do të hyjë në vendin e shenjtë.+ 4 Ai duhet të veshë petkun e gjatë prej liri,+ mbathjet prej liri,+ të lidhë rripin prej liri+ dhe të mbështjellë kokën me çallmën prej liri.+ Këto janë rroba të shenjta.+ Më parë do të lajë trupin me ujë,+ e pastaj do të veshë rrobat.
5 Ai duhet të marrë nga asambleja e bijve të Izraelit+ dy keca meshkuj si blatim për mëkatin+ dhe një dash si blatim të djegur.+
6 Pastaj Aaroni do të marrë demin e blatimit për mëkatin, që do të paraqitë për veten,+ dhe do të bëjë shlyerjen+ për vete+ dhe për shtëpinë e tij.+
7 Do të marrë dy cjeptë e do t’i vërë para Jehovait, në hyrje të tendës së takimit. 8 Aaroni do të hedhë short+ për dy cjeptë: cili do të jetë për Jehovain, dhe cili si azazel.*+ 9 Pastaj Aaroni do të marrë cjapin që i ra shorti+ për Jehovain, dhe do ta paraqitë si blatim për mëkatin.+ 10 Kurse cjapi që i ra shorti për azazel, duhet të qëndrojë i gjallë para Jehovait, që të bëhet shlyerja për të, e të dërgohet+ në shkretëtirë si azazel.+
11 Aaroni do të marrë demin e flijimit për mëkatin, që do të paraqitë për veten, dhe do të bëjë shlyerjen për vete dhe për shtëpinë e tij. Pastaj do ta therë demin e blatimit për mëkatin, që paraqiti për vete.+
12 Do të marrë mbajtësen e zjarrit+ plot me thëngjij nga altari+ para Jehovait, dy grushte+ plot me temjan të imët aromatik,+ dhe do t’i çojë brenda perdes.+ 13 Që të mos vdesë, do ta vërë temjanin në zjarr para Jehovait,+ dhe reja e temjanit do të përhapet mbi kapakun+ e Arkës, që është mbi Dëshminë.+
14 Do të marrë ca nga gjaku+ i demit, dhe do të spërkatë me gisht vendin përballë kapakut, në anën lindore; po, do të spërkatë+ gjak me gisht shtatë herë në vendin para kapakut.+
15 Do të therë cjapin e blatimit për mëkatin, që u paraqit për popullin,+ do ta çojë gjakun+ e tij brenda perdes,+ dhe do të bëjë me të njësoj siç bëri me gjakun e demit. Do të spërkatë me të në drejtim të kapakut vendin para kapakut.
16 Do të bëjë shlyerjen për vendin e shenjtë, për shkak të papastërtisë+ së bijve të Izraelit, për shkak të rebelimeve dhe tërë mëkateve të tyre.+ Kështu duhet të bëjë për tendën e takimit, që qëndron me ta, mes papastërtisë së tyre.
17 Në tendën e takimit s’duhet të ketë asnjeri, që kur ai të hyjë në vendin e shenjtë për të bërë shlyerjen, derisa të dalë. Ai do të bëjë shlyerjen për veten,+ për shtëpinë e tij dhe për tërë kongregacionin e Izraelit.+
18 Do të shkojë tek altari+ që është para Jehovait, e do të bëjë shlyerjen për të. Do të marrë ca nga gjaku i demit dhe ca nga gjaku i cjapit, e do t’i vërë te brirët e altarit rreth e përqark.+ 19 Do të spërkatë+ gjak me gisht shtatë herë mbi të, dhe do ta pastrojë nga papastërtia e bijve të Izraelit e do ta shenjtërojë.
20 Si të ketë bërë shlyerjen+ për vendin e shenjtë, tendën e takimit dhe altarin, do të paraqitë edhe cjapin e gjallë.+ 21 Pastaj Aaroni do të vërë të dyja duart+ mbi kokën e cjapit të gjallë e mbi të do të rrëfejë+ tërë fajet+ e bijve të Izraelit, tërë rebelimet e tërë mëkatet e tyre.+ Do t’i hedhë ato mbi kokën e cjapit+ dhe do ta dërgojë në shkretëtirë+ me anë të një burri që rri gati.+ 22 Cjapi mban mbi vete tërë fajet+ e tyre, që do t’i çojë në një vend të pabanuar,+ dhe ai do ta dërgojë cjapin në shkretëtirë.+
23 Aaroni do të hyjë në tendën e takimit, do të heqë rrobat prej liri, që i veshi kur hyri në vendin e shenjtë, dhe do t’i lërë atje.+ 24 Do të lajë trupin me ujë+ në një vend të shenjtë,+ do të veshë rrobat,+ do të dalë e do të paraqitë blatimin e tij të djegur+ dhe blatimin e djegur+ të popullit. Pastaj do të bëjë shlyerjen për veten dhe për popullin.+ 25 Dhjamin e blatimit për mëkatin do ta vërë të digjet mbi altar.+
26 Ai+ që e dërgoi cjapin si azazel,+ duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë,+ e pas kësaj mund të hyjë në kamp.
27 Gjakun e demit si blatim për mëkatin dhe të cjapit si blatim për mëkatin, që ishin çuar për të bërë shlyerjen në vendin e shenjtë, prifti do t’i nxjerrë jashtë kampit. Lëkurën, mishin dhe bajgat e tyre do t’i djegë në zjarr.+ 28 Ai që do t’i djegë, duhet të lajë rrobat dhe trupin me ujë, e pas kësaj mund të hyjë në kamp.
29 Ky do të jetë një ligj i përhershëm për ju:+ ditën e dhjetë të muajit të shtatë+ duhet të mundoni shpirtin tuaj*+ dhe nuk do të bëni asnjë punë,+ qoftë ju që jeni vendës, qoftë ata që banojnë si të ardhur mes jush, 30 pasi atë ditë do të bëhet shlyerja+ për ju, që të shpalleni të pastër. Do të jeni të pastër para Jehovait nga tërë mëkatet tuaja.+ 31 Ky është një sabat+ pushimi i plotë për ju dhe do të mundoni shpirtin tuaj. Do të jetë një ligj i përhershëm.
32 Ai që do të miroset+ e do të emërohet* për të shërbyer si prift+ pas të atit,+ do të bëjë shlyerjen dhe do të veshë rrobat prej liri.+ Ato janë rroba të shenjta.+ 33 Ai do të bëjë shlyerjen për Më të Shenjtën,+ për tendën+ e takimit, për altarin;+ do të bëjë shlyerjen edhe për priftërinjtë dhe për tërë kongregacionin.+ 34 Ky do të jetë një ligj i përhershëm për ju,+ që një herë në vit të bëhet shlyerja për bijtë e Izraelit, për shkak të tërë mëkateve të tyre.»+
Kështu, ai bëri siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.