BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Gjykatësit 3:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 7 Kështu, bijtë e Izraelit bënë ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait. Ata e harruan Jehovain, Perëndinë e tyre,+ dhe u shërbyen Baalëve+ e shtyllave të shenjta.+

  • Gjykatësit 10:6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 6 Por bijtë e Izraelit bënë përsëri ç’ishte e keqe në sytë e Jehovait.+ Ata zunë t’u shërbenin Baalëve,+ shëmbëlltyrave të Ashtorethit,+ perëndive të Sirisë,+ perëndive të Sidonit,+ perëndive të Moabit,+ perëndive të bijve të Amonit+ dhe perëndive të filistinëve.+ Kështu e lanë Jehovain dhe nuk i shërbyen më.+

  • 1 Mbretërve 18:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 18 Ai ia ktheu: «Izraelit nuk ia kam sjellë unë telashet,+ por ti dhe shtëpia e atit tënd,+ sepse keni lënë urdhërimet e Jehovait+ dhe ke ndjekur Baalët.+

  • 2 Kronikave 28:2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 2 Përkundrazi, ai eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit+ dhe madje bëri shtatore të derdhura+ të Baalëve.+

  • Jeremia 2:23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 23 Si mund të thuash: ‘Nuk jam ndotur+ dhe nuk kam ecur pas Baalëve.’+ Pa shih udhën tënde në luginë.+ Shiko se ç’ke bërë. Ti je si një deve e re dhe e shpejtë, që vrapon kot më kot sa andej-këtej.

  • Hozea 2:13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 13 Unë do t’i kërkoj asaj llogari+ për ditët e shëmbëlltyrave të Baalit,+ te të cilat paraqiste vazhdimisht tymin e blatimit,+ për ditët kur ajo stolisej me unazë e zbukurime+ dhe shkonte pas dashnorëve të vet të zjarrtë,+ kurse mua më harroi,+—thotë Jehovai.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo