19 Në mëngjes ata u çuan herët dhe ranë përmbys para Jehovait, pastaj u kthyen në Ramah+ dhe vajtën në shtëpinë e tyre. Elkanahu pati marrëdhënie+ me Hanën, gruan e tij, dhe Jehovai filloi të kujtohej për të.+
3 Tani, Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte vajtuar dhe e kishte varrosur në Ramah, në qytetin e vet.+ Sauli i kishte hequr nga vendi mediumet* dhe ata që kishin si zanat parathënien e ngjarjeve.+