1 Samuelit
ose, sipas Septuagintës greke, LIBRI I PARË I MBRETËRVE
1 Ishte një njeri nga Ramataim-Zofimi,+ në rajonin malor të Efraimit,+ që e kishte emrin Elkanah.+ Ky ishte biri i Jerohamit, biri i Elihut, biri i Tohut, biri i Zufit,+ një efraimit. 2 Ai kishte dy gra. Emri i njërës ishte Hana, kurse emri i tjetrës ishte Penina. Penina kishte fëmijë, kurse Hana nuk kishte.+ 3 Vit për vit, ky njeri dilte nga qyteti i vet dhe ngjitej në Shiloh për të rënë përmbys+ para Jehovait të ushtrive dhe për t’i bërë flijime atij.+ Atje, dy bijtë e Eliut, Hofni dhe Finehasi,+ ishin priftërinj të Jehovait.+
4 Një ditë Elkanahu bëri flijimin dhe i dha disa racione Peninës, gruas së vet, dhe gjithë bijve e bijave të saj,+ 5 por Hanës i dha vetëm një racion. Megjithatë ai dashuronte+ Hanën, vetëm se Jehovai ia kishte mbyllur barkun+ asaj. 6 Veç kësaj, shemra e acaronte+ keqas, që ta bënte të humbte toruan, meqë Jehovai ia kishte mbyllur barkun. 7 Këtë bënte ajo vit për vit,+ sa herë që ngjitej në shtëpinë e Jehovait.+ Kështu e acaronte, aq sa Hana qante e nuk hante. 8 Elkanahu, i shoqi, i thoshte: «Hana, pse qan e pse nuk ha? Pse brengoset zemra jote?+ A nuk jam unë për ty më i mirë se dhjetë bij?»+
9 Pasi kishin ngrënë e kishin pirë në Shiloh, Hana u ngrit, kurse prifti Eli po rrinte ulur në ndenjësen pranë shtalkës së tempullit+ të Jehovait. 10 Me shpirt të hidhëruar,+ ajo zuri t’i lutej Jehovait+ e të qante me dënesë.+ 11 Pastaj u zotua:+ «O Jehova i ushtrive, nëse vërtet do ta shohësh brengën e skllaves+ sate e do të më kujtosh,+ nëse nuk do ta harrosh skllaven tënde e do t’i japësh një pasardhës mashkull, unë do të ta jap ty, o Jehova, derisa të ketë jetë dhe në kokën e tij nuk do të kalojë brisku.»+
12 Ajo kishte shumë kohë+ që po i lutej Jehovait, dhe Eliu po i shikonte me vëmendje gojën. 13 Hana po fliste me vete.*+ I dridheshin vetëm buzët e zëri nuk i dëgjohej. Por Eliu e mori për të dehur,+ 14 prandaj i tha: «Deri kur do të jesh e dehur?+ Të daltë vera!» 15 Atëherë Hana iu përgjigj: «Jo, imzot, jam e brengosur e nuk kam pirë as verë, as pije dehëse, por po i zbraz zemrën* Jehovait.+ 16 Mos kujto se skllavja jote është një grua e pavlerë,+ sepse deri tani kam folur ngaqë kam qenë tejet e shqetësuar dhe e hidhëruar.»+ 17 Atëherë Eliu i tha: «Shko në paqe+ dhe Perëndia i Izraelit ta plotësoftë kërkesën që i bëre!»+ 18 Ajo ia ktheu: «Shërbyesja jote fitoftë pëlqimin tënd!»+ Pastaj iku në udhën e vet, hëngri+ dhe fytyra e saj nuk dukej më e merakosur.+
19 Në mëngjes ata u çuan herët dhe ranë përmbys para Jehovait, pastaj u kthyen në Ramah+ dhe vajtën në shtëpinë e tyre. Elkanahu pati marrëdhënie+ me Hanën, gruan e tij, dhe Jehovai filloi të kujtohej për të.+ 20 Në mbarim të vitit Hana mbeti shtatzënë. Ajo lindi djalë dhe ia vuri emrin+ Samuel, sepse tha: «Ia kërkova+ Jehovait.»
21 Pas ca kohësh Elkanahu u ngjit me gjithë ata të shtëpisë së vet për t’i bërë Jehovait flijimin vjetor+ dhe blatimin e zotimit.+ 22 Hana vetë nuk u ngjit,+ sepse i kishte thënë të shoqit: «Sapo t’ia heq gjirin+ djalit, do ta sjell. Ai do të paraqitet te Jehovai dhe do të banojë atje përgjithnjë.»+ 23 Atëherë Elkanahu, i shoqi,+ i tha: «Bëj si të të duket më mirë.+ Rri në shtëpi derisa t’ia heqësh gjirin. Veç e plotësoftë Jehovai fjalën e tij!»+ Kështu, gruaja ndenji në shtëpi dhe vazhdoi ta mëndte të birin derisa ia hoqi gjirin.+
24 Sapo ia hoqi gjirin, e mori dhe u ngjit me të. Me vete kishte një dem trevjeçar, një efë miell e një qyp të madh me verë.+ Kështu hyri në shtëpinë e Jehovait në Shiloh.+ Djali ishte me të. 25 Pastaj therën demin dhe e çuan djalin tek Eliu.+ 26 Atëherë ajo i tha: «Më fal, imzot. Ashtu siç është e vërtetë që shpirti yt rron,+ o zotëria im, unë jam ajo gruaja që rrinte me ty në këtë vend për t’iu lutur Jehovait.+ 27 Për këtë djalë u luta, e Jehovai ma plotësoi kërkesën+ që i bëra.+ 28 Prandaj unë ia kam taksur* Jehovait.+ Sa të ketë jetë, do t’i kushtohet* Jehovait.»
Dhe Elkanahu u përkul atje para Jehovait.+