14 Prandaj mbretëria jote nuk do të zgjasë.+ Jehovai do të gjejë një njeri siç ia do zemra+ dhe Jehovai do t’i ngarkojë atij detyrën si prijës+ të popullit, sepse ti nuk e zbatove atë që të urdhëroi Jehovai.»+
28 Atëherë Samueli i tha: «Sot Jehovai ka shkëputur+ nga ti sundimin mbretëror të Izraelit dhe me siguri do t’ia japë atë njërit prej të tuve, që është më i mirë se ti.+
13 Kështu Samueli mori bririn e vajit+ dhe e mirosi në mes të vëllezërve të vet. Që nga ajo ditë e tutje, fryma e Jehovait nisi të vepronte te Davidi.+ Më vonë Samueli u ngrit dhe shkoi në Ramah.+
31 Sa të jetë gjallë mbi dhé biri i Jeseut, ti dhe mbretëria jote nuk do të jeni të patundur.+ Tani dërgo njerëz që të shkojnë ta marrin, sepse ai duhet të vdesë.»+