36 Në kohën+ e paraqitjes së blatimit në drithë profeti Elija u afrua e tha: «O Jehova, Perëndia i Abrahamit,+ i Isakut+ dhe i Izraelit,+ le ta marrin vesh sot se ti je Perëndi në Izrael,+ se unë jam shërbëtori yt dhe se gjithë këto gjëra i kam bërë sipas fjalës sate!+
8 Atëherë Elija mori veshjen e vet zyrtare,+ e mbështolli dhe rrahu ujërat me të, të cilat pak e nga pak u ndanë në dy pjesë. Kështu që ata të dy kaluan në tokë të thatë.+
11 Kur po ecnin udhës e po bisedonin, një karrocë lufte e zjarrtë+ dhe kuaj të zjarrtë i ndanë ata të dy, dhe, me anë të një stuhie, Elija u ngjit në qiej.+
12 Në fund atij i erdhi një mesazh i shkruar+ nga profeti Elija,+ që thoshte: «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Davidit, paraardhësit tënd: ‘Meqenëse nuk ke ecur në gjurmët e Jehozafatit,+ atit tënd, dhe në ato të Asës,+ mbretit të Judës,
17 dhe do të ecë përpara Tij me frymën dhe fuqinë e Elijas,+ që t’i kthejë zemrat+ e fëmijëve si ato të etërve dhe të pabindurit te mençuria e të drejtëve, që të bëjë gati për Jehovain+ një popull të përgatitur.»+