17 Mos dëshiro shtëpinë e tjetrit. Mos dëshiro gruan e tjetrit,+ as skllavin e as skllaven e tij, as demin e as gomarin e tij, as gjithçka që i përket atij.»+
21 Mos dëshiro gruan e tjetrit.+ Mos lakmo shtëpinë e tjetrit, arën e tij, skllavin ose skllaven e tij, demin ose gomarin e tij a gjithçka që i përket atij.’+
15 Pastaj u tha atyre: «Rrini syhapur dhe ruhuni nga çdo lloj lakmie,+ sepse edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.»+
7 Ç’të themi pra? Mos vallë Ligji është mëkat?+ Kurrë mos qoftë! Në të vërtetë, unë s’do ta kisha njohur mëkatin,+ po të mos ishte Ligji. Për shembull, s’do ta kisha njohur lakminë,+ sikur Ligji të mos thoshte: «Mos lakmo.»+
14 Ata kanë sy plot kurorëshkelje,+ s’munden ta lënë mëkatin+ dhe ndjellin shpirtrat e paqëndrueshëm. Kanë një zemër të stërvitur në lakmi.+ Janë fëmijë të mallkuar.+