5 Mos u përkul para tyre dhe mos u shërbe,+ sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua,+ që për fajin e etërve ndëshkoj bijtë, deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë.+
25 Jehu i tha Bid’harit, adjutantit+ të vet: «Ngrije dhe hidhe në pjesën e arës së Nabotit, jezrelitit.+ Kujto që unë dhe ti u jepnim karrocave pas Akabit, atit të tij, kur Jehovai shpalli+ këtë gjë kundër tij:
7 Me të ardhur letra, këta i morën bijtë e mbretit dhe i therën: shtatëdhjetë veta.+ Pas kësaj i futën kokat e tyre nëpër shporta dhe ia dërguan Jehut në Jezreel.
11 Veç kësaj, Jehu vrau të gjithë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Akabit në Jezreel, si dhe gjithë burrat e tij të shquar,+ të njohurit dhe priftërinjtë+ e tij, e nuk la asnjë gjallë.+