1 Mbretërve
15 Vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Jeroboamit,+ birit të Nebatit,+ në Judë u bë mbret Abijami.+ 2 Ai mbretëroi tre vjet në Jerusalem. Nëna e tij e kishte emrin Makah+ dhe ishte mbesa e Abishalomit.+ 3 Ai kreu të gjitha mëkatet që kishte bërë më parë i ati dhe nuk iu kushtua me gjithë zemër+ Jehovait, Perëndisë së vet, si kishte bërë Davidi, paraardhësi i tij.+ 4 Por, për hir të Davidit+ Jehovai, Perëndia i vet, i dha atij një llambë+ në Jerusalem, duke vendosur pas tij si mbret të birin, dhe duke mos e lënë Jerusalemin të shuhej,+ 5 sepse Davidi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait dhe tërë jetën nuk u largua nga asgjë që i urdhëroi Ai,+ përveç rastit të hititit Uriah.+ 6 Gjithë jetën e tij, mes Rehoboamit dhe Jeroboamit pati luftë.+
7 Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Abijamin dhe gjithçka bëri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës? Edhe mes Abijamit dhe Jeroboamit pati luftë.+ 8 Në fund Abijami u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Qytetin e Davidit.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Asa.+
9 Asa u bë mbret i Judës në vitin e njëzetë të mbretërimit të Jeroboamit, mbretit të Izraelit. 10 Ai mbretëroi dyzet e një vjet në Jerusalem. Gjyshja e tij e kishte emrin Makah+ dhe ishte mbesa e Abishalomit.+ 11 Asa bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, ashtu si Davidi, paraardhësi i tij.+ 12 Ai zhduku nga vendi prostitutat-meshkuj të tempullit+ dhe hoqi gjithë idhujt e pështirë*+ që kishin bërë paraardhësit e tij.+ 13 Madje edhe Makahën,+ gjyshen e vet, e hoqi nga pozita si nëna mbretëreshë,+ sepse kishte bërë një idhull të llahtarshëm për adhurimin e shtyllës së shenjtë. Pas kësaj Asa e rrëzoi idhullin+ dhe e dogji+ në luginën e përroit të Kidronit.+ 14 Asa nuk i hoqi+ vendet e larta,+ megjithatë ai i ishte kushtuar me gjithë zemër Jehovait gjatë gjithë jetës.+ 15 Ai solli në shtëpinë e Jehovait gjërat që kishte shenjtëruar i ati dhe gjërat që kishte shenjtëruar vetë, argjend, ar dhe sende të ndryshme.+
16 Mes Asës dhe Baashës, mbretit të Izraelit, pati luftë+ gjatë gjithë jetës së tyre. 17 Kështu Baasha, mbreti i Izraelit, doli kundër Judës dhe fortifikoi Ramahun,+ që të pengonte hyrje-daljet tek Asa, mbreti i Judës.+ 18 Atëherë Asa mori gjithë argjendin dhe arin që kishte mbetur në thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe në thesarin e shtëpisë së mbretit e ua dha shërbëtorëve të tij. Mbreti Asa i dërgoi këta te Ben-Hadadi,+ biri i Tabrimonit, birit të Hezionit, mbreti i Sirisë,+ i cili banonte në Damask,+ për t’i thënë: 19 «Mes meje e teje dhe mes atit tim e atit tënd ka një besëlidhje. Ja, unë të kam dërguar si dhuratë+ argjend dhe ar. Prishe pra, besëlidhjen tënde me Baashën, mbretin e Izraelit, që ai të tërhiqet nga unë.»+ 20 Kështu, Ben-Hadadi e dëgjoi mbretin Asa dhe dërgoi kundër qyteteve të Izraelit krerët e forcave të tij ushtarake. Ata goditën Ijonin,+ Danin,+ Abel-Beth-Makahun+ e gjithë Kineretin, madje, mbarë vendin e Neftalit.+ 21 Sapo e mori vesh, Baasha e ndërpreu fortifikimin e Ramahut+ dhe u kthye në Tirzah.+ 22 Mbreti Asa, nga ana e vet, thirri gjithë Judën,+ pa përjashtim, dhe ata mbartën gurët dhe drutë e Ramahut, që Baasha i kishte përdorur për ndërtim. Mbreti Asa filloi të fortifikonte me ta Gebën+ e Beniaminit dhe Mizpahun.+
23 Pjesa tjetër e gjithë ngjarjeve lidhur me Asën, gjithë veprat e tij të fuqishme, gjithçka bëri dhe qytetet që ndërtoi, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Judës? Mirëpo, kur u plak,+ ai u sëmur nga këmbët.+ 24 Në fund Asa u preh me paraardhësit e vet+ dhe e varrosën bashkë me ta në Qytetin e Davidit, paraardhësit të tij.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Jehozafati.+
25 Nadabi,+ biri i Jeroboamit, u bë mbret i Izraelit në vitin e dytë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës. Ai mbretëroi dy vjet në Izrael 26 dhe bëri atë që ishte e keqe+ në sytë e Jehovait, eci në gjurmët e të atit+ dhe kreu po ato mëkate me të cilat ky kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ 27 Baasha,+ biri i Akijahut, nga shtëpia e Isakarit, komplotoi kundër tij dhe e vrau në Gibeton,+ qytetin e filistinëve, ndërkohë që Nadabi dhe gjithë Izraeli po rrethonin Gibetonin. 28 Baasha, pra, e vrau atë në vitin e tretë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, dhe filloi të mbretëronte në vend të tij.+ 29 Sapo u bë mbret, ai vrau gjithë shtëpinë e Jeroboamit. Nuk i la frymë njeriu dhe i shfarosi të gjithë, ashtu si kishte thënë Jehovai me anë të shërbëtorit të tij, shilonitit Akijah.+ 30 E gjithë kjo ndodhi për shkak të mëkateve që kishte bërë Jeroboami,+ me të cilat kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte, si dhe ngaqë e kishte fyer Jehovain, Perëndinë e Izraelit.+ 31 Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Nadabin dhe gjithçka bëri, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit? 32 Midis Asës dhe Baashës, mbretit të Izraelit, pati luftë gjatë gjithë jetës së tyre.+
33 Baasha, biri i Akijahut, u bë mbret në Tirzah në vitin e tretë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, dhe mbretëroi në gjithë Izraelin për njëzet e katër vjet.+ 34 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ eci në gjurmët e Jeroboamit+ dhe kreu po ato mëkate me të cilat ky kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+