63 Ashtu si ngazëllonte Jehovai për ju, kur ju bënte mirë e ju shumonte,+ po njësoj do të ngazëllojë Jehovai për ju, kur t’ju shkatërrojë e t’ju shfarosë.+ Ju do të shkuleni nga toka drejt së cilës po shkoni për ta shtënë në dorë.+
4 Dhe Jehovai i tha: «Vërja emrin Jezreel,+ sepse edhe pak dhe do të kërkoj llogari për gjakderdhjen që i ka shkaktuar Jezreeli shtëpisë së Jehut,+ dhe do t’i jap fund sundimit mbretëror të shtëpisë së Izraelit.+
6 Kam për ta bërë Samarinë një grumbull gërmadhash,+ një vend për të mbjellë vreshta. Do t’i rrokullis gurët e saj tatëpjetë luginës dhe do t’ia nxjerr themelet.+