33 Mos e ndotni vendin ku jeni. Vendin e ndot gjaku,+ dhe për tokën nuk mund të bëhet asnjë shlyerje për gjakun që është derdhur në të, përveçse me gjakun e atij që e derdhi.+
16 Përveç mëkatit me të cilin shtyu edhe Judën të mëkatonte e të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ Manaseu derdhi edhe shumë gjak të pafaj,+ derisa e mbushi Jerusalemin nga njëri cep në tjetrin.
34 Në cepat e rrobave të tua janë gjetur njolla gjaku të pafajshëm, të shpirtrave+ të të varfërve.+ Nuk i kam gjetur ato në një vend ku është bërë vjedhje, por në cepat e rrobave të tua.+
4 Sepse ata më lanë mua+ dhe e bënë këtë vend që të mos njihet më.+ Në të u paraqitën tym blatimi perëndive të tjera që nuk i kishin njohur,+ ata, paraardhësit e tyre dhe mbretërit e Judës, dhe e mbushën këtë vend me gjak të pafajshmish.+