16 Përveç mëkatit me të cilin shtyu edhe Judën të mëkatonte e të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ Manaseu derdhi edhe shumë gjak të pafaj,+ derisa e mbushi Jerusalemin nga njëri cep në tjetrin.
7 Me këmbët e tyre vrapojnë gjithmonë drejt së keqes+ dhe nxitojnë të derdhin gjak të pafajshëm.+ Mendimet e tyre janë të këqija+ dhe në rrugët e tyre ka plaçkitje dhe rrënim.+
34 Në cepat e rrobave të tua janë gjetur njolla gjaku të pafajshëm, të shpirtrave+ të të varfërve.+ Nuk i kam gjetur ato në një vend ku është bërë vjedhje, por në cepat e rrobave të tua.+
35 që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i të drejtëve, që është derdhur mbi tokë,+ nga gjaku i Abelit+ të drejtë,+ deri te gjaku i Zakarisë, birit të Barakiahut, të cilin e vratë mes shenjtërores dhe altarit.+