10 Në ndërrim+ të viteve, mbreti Nabukodonosor dërgoi+ njerëz që e çuan në Babiloni+ bashkë me sendet e dëshirueshme të shtëpisë së Jehovait.+ Pastaj ai bëri mbret të Judës dhe të Jerusalemit Zedekinë,+ vëllanë e atit të tij.+
7 Veç kësaj, mbreti Kir nxori pajisjet e shtëpisë së Jehovait,+ që Nabukodonosori i kishte marrë nga Jerusalemi+ dhe i kishte vënë në shtëpinë e perëndisë së tij.+
3 Brenda dy vjetësh do t’i kthej në këtë vend gjithë pajisjet e shtëpisë së Jehovait, që Nabukodonosori, mbreti i Babilonisë,+ i mori nga këtu e i çoi në Babiloni.
2 Nën ndikimin e verës,+ Belshazari tha të sillnin enët prej ari dhe argjendi,+ që Nabukodonosori, ati i tij, i kishte marrë nga tempulli në Jerusalem, që me to të pinte mbreti dhe fisnikët e tij, konkubinat* dhe shemrat.+