10 Dijeni pra, se asgjë nga ato që ka thënë Jehovai kundër shtëpisë së Akabit,+ nuk do të mbetet pa u plotësuar.+ Jehovai ka bërë atë që tha me anë të shërbëtorit të tij Elija.»+
11 Veç kësaj, Jehu vrau të gjithë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Akabit në Jezreel, si dhe gjithë burrat e tij të shquar,+ të njohurit dhe priftërinjtë+ e tij, e nuk la asnjë gjallë.+