25 Sapo mbaroi së paraqituri blatimin e djegur, Jehu u tha vrapuesve dhe adjutantëve: «Hyni dhe goditini! Mos lini të dalë asnjë.»+ Dhe vrapuesit e adjutantët+ nisën t’i shkonin në teh të shpatës e t’i flaknin jashtë. Ata shkuan deri te shenjtërorja* e tempullit të Baalit.
6 Veç kësaj, ai e çoi shtyllën e shenjtë+ nga shtëpia e Jehovait në rrethinat e Jerusalemit, në luginën e përroit të Kidronit, dhe atje e dogji,+ e bëri pluhur dhe pluhurin e saj e hodhi në varrezën+ e njerëzve të thjeshtë.