13 Pastaj, ashtu si kishte thënë Jehovai, mori që andej gjithë thesarin e shtëpisë së Jehovait dhe thesarin e shtëpisë së mbretit,+ si dhe bëri copë-copë gjithë pajisjet prej ari+ të tempullit të Jehovait që kishte bërë Solomoni, mbreti i Izraelit.
7 Veç kësaj, mbreti Kir nxori pajisjet e shtëpisë së Jehovait,+ që Nabukodonosori i kishte marrë nga Jerusalemi+ dhe i kishte vënë në shtëpinë e perëndisë së tij.+
16 Priftërinjve dhe tërë këtij populli u thashë: «Kështu thotë Jehovai: “Mos i dëgjoni fjalët e profetëve tuaj, që ju profetizojnë: ‘Ja, pajisjet e shtëpisë së Jehovait do t’i kthejnë shumë shpejt nga Babilonia!’+ Sepse ata ju profetizojnë një gënjeshtër.+