BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Psalmi 48:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 48 Jehovai është i madh dhe i denjë të lëvdohet shumë+

      në qytetin e Perëndisë tonë,+ në malin e tij të shenjtë.+

  • Psalmi 96:4
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  4 Se Jehovai është i madh+ dhe i denjë të lëvdohet shumë.

      Ai ngjall frikë më shumë se tërë perënditë.+

  • Psalmi 147:5
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  5 Zotëria ynë është i madh dhe plot fuqi,+

      kuptueshmëria e tij s’tregohet me fjalë.+

  • Psalmi 150:2
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  2 Lëvdojeni për veprat e fuqishme!+

      Lëvdojeni siç e meriton madhështia e tij e pafund!+

  • Romakëve 1:20
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 20 Cilësitë e tij të padukshme,+ madje edhe fuqia e tij e përjetshme+ dhe Hyjnia e tij,+ shihen qartë që nga krijimi i botës,+ pasi dallohen nga gjërat e bëra,+ prandaj ata nuk kanë asnjë justifikim.+

  • Zbulesa 15:3
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 3 Ata këndojnë këngën e Moisiut,+ skllavit të Perëndisë, dhe këngën e Qengjit,+ duke thënë:

      «Të mëdha e të mrekullueshme janë veprat e tua,+ o Perëndi Jehova, o i Plotfuqishëm!+ Të drejta e të besueshme janë udhët e tua,+ o Mbret i përjetësisë!+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo