19 Ai dogji shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ rrëzoi murin+ e Jerusalemit. Tërë kullat e tij të banimit dhe tërë sendet e tij të dëshirueshme+ u dogjën me zjarr, derisa u rrënua gjithçka.+
27 Por në qoftë se nuk më bindeni, që ta shenjtëroni ditën e sabatit dhe të mos mbani ngarkesa,+ por i futni ato nëpër portat e Jerusalemit ditën e sabatit, atëherë unë do të ndez një zjarr në portat e tij,+ e ai do të përpijë kullat e banimit të Jerusalemit+ dhe nuk do të shuhet.’”»+
2 «Kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: “Shko thuaji Zedekisë, mbretit të Judës,+ po, thuaji: ‘Kështu thotë Jehovai: “Unë do ta jap këtë qytet në duart e mbretit të Babilonisë,+ dhe ai do t’i vërë zjarrin.+
10 Sepse, edhe sikur të vritni gjithë forcat ushtarake të kaldeasve që po luftojnë kundër jush,+ dhe të mbeten mes tyre vetëm njerëz të shpuar tejpërtej,+ përsëri ata do të ngrihen secili nga tenda e vet dhe do t’i vënë zjarrin këtij qyteti.’”»