BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 1 Mbretërve 9:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 8 Kjo shtëpi do të kthehet në grumbuj gërmadhash.+ Kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të fërshëllejë e do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+

  • 2 Mbretërve 25:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 Ai dogji shtëpinë e Jehovait,+ shtëpinë e mbretit+ dhe gjithë shtëpitë e Jerusalemit.+ Ai u vuri zjarrin shtëpive të gjithë njerëzve të rëndësishëm.+

  • 2 Kronikave 7:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 21 Sa për këtë shtëpi që do të kthehet në grumbuj gërmadhash,+ kushdo që do t’i kalojë pranë, do t’ia ngulë sytë i shtangur+ dhe do të thotë: ‘Pse e ka katandisur kështu Jehovai këtë vend dhe këtë shtëpi?!’+

  • 2 Kronikave 36:19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 19 Ai dogji shtëpinë e Perëndisë së vërtetë,+ rrëzoi murin+ e Jerusalemit. Tërë kullat e tij të banimit dhe tërë sendet e tij të dëshirueshme+ u dogjën me zjarr, derisa u rrënua gjithçka.+

  • Psalmi 74:8
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  8 Ata dhe pasardhësit e tyre kanë thënë të gjithë:*

      «Tërë vendet ku mblidhen për të adhuruar Perëndinë, kanë për t’u djegur.»+

  • Psalmi 79:1
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 79 Kombet hynë në trashëgiminë tënde, o Perëndi;+

      tempullin tënd të shenjtë e përdhosën,+

      Jerusalemin e katandisën në një grumbull gërmadhash.+

  • Jeremia 26:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 18 «Mikea+ nga Moresheti+ profetizoi në ditët e Hezekisë, mbretit të Judës,+ dhe i tha gjithë popullit të Judës: “Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Sioni do të lërohet si të ishte një arë,+ ndërsa Jerusalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash,+ dhe mali i Shtëpisë së Perëndisë do të jetë si vendet e larta me pyje.’”+

  • Vajtimet 2:7
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    •  7 Jehovai e ka hedhur tej altarin e tij,+ i ka vënë shkelmin shenjtërores së tij.+

      Muret e kullave të tij të banimit i ka dorëzuar në duart e armiqve.+

      Në shtëpinë e Jehovait ata e ngritën zërin si në ditë feste.+

  • Ezekieli 24:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 21 “Thuaji shtëpisë së Izraelit: ‘Kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: “Ja, unë po e përdhos shenjtëroren time,+ atë me të cilën krenoheni,+ atë që është kënaqësia e syve tuaj+ dhe që i dhimbset shpirtit tuaj. Bijtë dhe bijat tuaja, që latë pas, do të bien nga shpata.+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo