14 Atëherë Jehovai ma ktheu: «Profetët po profetizojnë në emrin tim gënjeshtra.+ Nuk i kam dërguar unë dhe as i kam urdhëruar e as u kam thënë gjë.+ Ata po ju profetizojnë një vegim dhe fall të rremë, një gjë të kotë+ dhe dhelpërinë e zemrës së vet.+
15 Atëherë profeti Jeremia i tha profetit Hananiah:+ «Dëgjo këtu, o Hananiah! Ty nuk të ka dërguar Jehovai, përkundrazi, ti e ke bërë këtë popull që të besojë një gënjeshtër.+
8 Kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Mos i lini t’ju mashtrojnë profetët që ndodhen midis jush, dhe ata që merren me fall,+ dhe mos u kushtoni vëmendje ëndrrave të tyre.+
6 Ata që thonë: ‘Jehovai thotë’, ndonëse nuk i ka dërguar Jehovai, kanë parë në vegim gjëra të pavërteta e në fall gjëra të gënjeshtërta+ dhe kanë pritur që të dalë e vërtetë ndonjë fjalë.+