7 Kujto e mos e harro kurrë se si e provokove Jehovain, Perëndinë tënd, në shkretëtirë.+ Ju ngritët krye kundër Jehovait që nga dita kur dolët nga Egjipti e gjersa erdhët në këtë vend.+
9 Bijtë e Izraelit u përfshinë në gjëra që nuk ishin të drejta për Jehovain, Perëndinë+ e tyre, dhe ndërtuan vende të larta+ në të gjitha qytetet, nga kullat+ e rojës deri në qytetet e fortifikuara.
7 Kështu dalëngadalë ju çova në një vend me pemishte, që të hanit frytet dhe gjërat e tij të mira.+ Por pasi hytë, ju e ndotët vendin tim, dhe trashëgiminë time e bëtë diçka të neveritshme.+
25 Ne dergjemi në turpin+ tonë e na mbulon poshtërimi,+ sepse kemi mëkatuar+ ndaj Jehovait, Perëndisë tonë, ne dhe etërit tanë, që nga rinia e deri më sot,+ dhe nuk i jemi bindur zërit të Jehovait, Perëndisë tonë.»+
8 Unë të kalova pranë, të pashë dhe ja, kishe arritur moshën për të dashuruar.+ Prandaj, të hodha sipër cepin e rrobës sime+ dhe ta mbulova lakuriqësinë. U betova para teje, lidha një besëlidhje me ty+ dhe ti u bëre imja,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—
28 Pasi i çova në vendin+ për të cilin isha betuar t’ua jepja duke ngritur dorën,+ ata sa herë që shihnin ndonjë kodër të lartë+ a ndonjë pemë me shumë degë, bënin atje flijimet e tyre,+ jepnin blatimet e tyre fyese, paraqitnin aroma të pëlqyeshme+ dhe derdhnin blatime në pije.+
51 O njerëz kryeneçë dhe të parrethprerë në zemra+ e në veshë, ju gjithmonë i kundërviheni frymës së shenjtë. Siç bënë paraardhësit tuaj, ashtu bëni edhe ju.+