11 Atë ditë Jehovai do ta zgjatë përsëri dorën e tij, për herë të dytë,+ që ta marrë mbetjen e popullit të tij nga Asiria,+ nga Egjipti,+ nga Patrosi,+ nga Kushi,+ nga Elami,+ nga Shinari,+ nga Hamathi dhe nga ishujt e detit.+
3 Unë do të mbledh mbetjen e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kisha shpërndarë+ dhe do t’i kthej në kullotën e vet.+ Ato do të jenë pjellore dhe do të shtohen shumë.+
37 ‘Unë do t’i mbledh nga të gjitha vendet ku do t’i shpërndaj nga zemërimi, tërbimi dhe indinjata ime e madhe,+ e do t’i sjell në këtë vend e do të bëj që të banojnë të sigurt.+
14 Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+ të cilët do të ndërtojnë qytetet e kthyera në gërmadha e do të banojnë në to,+ do të mbjellin vreshta e do të pinë verën e tyre dhe do të punojnë kopshtet e do të hanë frytet e tyre.+