3 atëherë Jehovai, Perëndia yt, do t’i kthejë prapë robërit+ që u morën nga ti, do të të tregojë mëshirë+ e do të të mbledhë sërish nga të gjithë popujt ku Jehovai, Perëndia yt, do të të ketë shpërndarë.+
12 Ai do të ngrejë një sinjal për kombet dhe do të mbledhë të shpërndarët e Izraelit.+ Ata të Judës që janë hallakatur, do t’i mbledhë nga të katër skajet e tokës.+
15 por: “Siç është e vërtetë që Jehovai rron, i cili nxori bijtë e Izraelit nga vendi i veriut dhe nga gjithë vendet ku i kishte shpërndarë!” E unë do t’i kthej përsëri në tokën që ua dhashë paraardhësve të tyre.+
3 Unë do të mbledh mbetjen e deleve të mia nga të gjitha vendet ku i kisha shpërndarë+ dhe do t’i kthej në kullotën e vet.+ Ato do të jenë pjellore dhe do të shtohen shumë.+
14 Unë do t’i kthej robërit e popullit tim, Izraelit,+ të cilët do të ndërtojnë qytetet e kthyera në gërmadha e do të banojnë në to,+ do të mbjellin vreshta e do të pinë verën e tyre dhe do të punojnë kopshtet e do të hanë frytet e tyre.+