BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Eksodi 14:4
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 4 Në të vërtetë, unë do të lejoj që zemra e faraonit të bëhet kryeneçe.+ Ai do t’i ndjekë, dhe unë do të fitoj lavdi, duke ngadhënjyer mbi faraonin dhe gjithë forcat e tij ushtarake.+ Egjiptianët kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.»+ Prandaj, ata bënë pikërisht ashtu.

  • 2 Mbretërve 19:19
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 19 Por tani, o Jehova, Perëndia ynë,+ të lutem, na shpëto+ nga duart e tij, që tërë mbretëritë e tokës ta dinë se vetëm ti, o Jehova, je Perëndi.»+

  • Psalmi 83:18
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 18 që ta dinë+ se vetëm ti, që e ke emrin Jehova,+

      je Më i Larti+ në tërë dheun.+

  • Psalmi 148:14
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 14 Ai do të lartësojë bririn* e popullit të tij;+

      do të lartësojë lëvdimin e tërë besnikëve të tij,+

      po, të bijve të Izraelit, të popullit që është pranë tij.+

      Lëvdoni Jah!+

  • Ezekieli 36:23
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 23 Unë kam për ta shenjtëruar emrin tim të madh,+ që u përdhos midis kombeve, që ju e përdhosët. Kështu, kur të shenjtërohem midis jush para syve të tyre,+—thotë Zotëria Sovran Jehova,—kombet kanë për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+

  • Ezekieli 39:21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 21 Unë do ta tregoj lavdinë time mes kombeve. Tërë kombet kanë për ta parë gjykimin që kam zbatuar+ dhe dorën me të cilën i kam goditur.+

  • Mateu 6:9
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
    • 9 Ju lutuni në këtë mënyrë:+

      ‘Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë+ emri+ yt.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo