14 Sepse kulla e banimit është braktisur,+ gumëzhitja e qytetit është lënë pas. Ofeli+ dhe kulla e rojës janë bërë fusha të zhveshura. Atje do të gëzojnë zebrat dhe do të kullotin kope kafshësh brez pas brezi,
15 Kundër tij ulërijnë luanët e rinj me krifë;+ ia kanë dhënë ulërimës.+ Ata e bënë vendin e tij për të ngjallur habi. Qyteteve të tij u kanë vënë zjarrin, prandaj atje nuk banon askush.+
12 Prandaj, për shkakun tuaj, Sioni do të lërohet si të ishte një arë, ndërsa Jerusalemi do të bëhet një grumbull gërmadhash,+ dhe mali i shtëpisë së Perëndisë do të jetë si vendet e larta me pyje.