Isaia
32 Ja, një mbret+ do të mbretërojë për të siguruar të drejtën,+ kurse princat+ do të qeverisin për të siguruar drejtësinë. 2 Secili do të jetë si një strehë për t’u mbrojtur nga era dhe si një vend për t’u fshehur nga shtrëngata,+ si rrëke uji në një vend të thatë,+ si hija e një shkrepi të madh në një tokë të shkretë.+
3 Sytë e atyre që shohin, nuk do të jenë të ngjitur, dhe veshët e atyre që dëgjojnë, do të kushtojnë vëmendje.+ 4 Zemra e atyre që janë të rrëmbyer, do të marrë parasysh njohurinë.+ Madje edhe gjuha e atyre që belbëzojnë, do të flasë rrjedhshëm e qartë.+ 5 I pamendi nuk do të quhet më bujar dhe njeriu i paskrupull nuk do të quhet fisnik.+ 6 I pamendi do të thotë vetëm gjëra të pamenda+ dhe zemra e tij do të thurë të këqija,+ që të bëjë apostazi+ dhe të thotë kundër Jehovait gjëra të paudha, që ta lërë bosh shpirtin e të uriturit+ dhe ta lërë të eturin pa pirë. 7 Mjetet që përdor njeriu i paskrupull janë të këqija.+ Ai këshillon një sjellje të shthurur,+ që t’i çojë në shkatërrim të munduarit me fjalë të rreme,+ edhe kur një i varfër thotë të drejtën.
8 Por bujari këshillon një sjellje bujare dhe ngrihet+ edhe vetë në mbështetje të bujarisë.
9 «O gra moskokëçarëse, çohuni, dëgjoni zërin tim!+ O bija të shkujdesura, vëruni veshin fjalëve të mia! 10 Brenda një viti e disa ditësh, ju, o të shkujdesura, do të tronditeni,+ sepse vjelja e rrushit do të ketë përfunduar, por ju s’do të keni mbledhur asgjë.+ 11 Dridhuni, o gra moskokëçarëse! Trondituni, o të shkujdesura! Zhvishuni, dilni lakuriq dhe ngjishni në ijë një copë thesi!+ 12 Goditni kraharorin duke vajtuar+ për arat e mrekullueshme+ dhe për hardhinë që jepte fryt. 13 Në tokën e popullit tim dalin vetëm gjemba e driza.+ Ato gjenden mbi të gjitha shtëpitë ku ka ngazëllim, po, mbi qytetin e hareshëm.+ 14 Sepse kulla e banimit është braktisur,+ gumëzhitja e qytetit është lënë pas. Ofeli+ dhe kulla e rojës janë bërë fusha të zhveshura. Atje do të gëzojnë zebrat dhe do të kullotin kope kafshësh brez pas brezi, 15 derisa mbi ne të derdhet fryma nga lart,+ shkretëtira të bëhet pemishte dhe pemishtja të konsiderohet si një pyll i vërtetë.+
16 Në shkretëtirë do të banojë drejtësia dhe në pemishte e drejta.+ 17 Vepra e drejtësisë së vërtetë do të jetë paqja,+ dhe fryti i saj, qetësia dhe siguria përjetë.+ 18 Populli im do të banojë në një vend paqësor, në banesa plotësisht të sigurta e në vende pushimi të qeta.+ 19 Kur pylli të rrëzohet+ dhe qyteti të poshtërohet,+ do të bjerë breshër.
20 Lum ju që po mbillni farë përgjatë ujërave,+ dhe ua lini të lira këmbët demave dhe gomarëve!»+