13 Pas kësaj, Perëndia i tha Noesë: «E shoh që çdo mishi i ka ardhur fundi,+ sepse toka është plot dhunë për shkak të tyre. Ja, unë do të sjell shkatërrim mbi njerëzit dhe mbi tokën.+
16 Përveç mëkatit me të cilin shtyu edhe Judën të mëkatonte e të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait,+ Manaseu derdhi edhe shumë gjak të pafaj,+ derisa e mbushi Jerusalemin nga njëri cep në tjetrin.
4 Sepse ata më lanë mua+ dhe e bënë këtë vend që të mos njihet më.+ Në të u paraqitën tym blatimi perëndive të tjera që nuk i kishin njohur,+ ata, paraardhësit e tyre dhe mbretërit e Judës, dhe e mbushën këtë vend me gjak të pafajshmish.+
9 Ai ma ktheu: «Faji i shtëpisë së Izraelit dhe të Judës+ është shumë, shumë i madh.+ Vendi është plot gjakderdhje+ dhe qyteti plot dredhi,+ sepse ata thonë: ‘Jehovai e ka lënë vendin.+ Jehovai nuk sheh.’+
9 Do ta drejtoj vëmendjen nga të gjithë ata që ngjiten në tribunë atë ditë, nga ata që po e mbushin shtëpinë e zotërinjve të tyre me dhunë e mashtrim.+