28 Ai u tha: «Ju e dini mirë se për një jude është e paligjshme të shoqërohet me një njeri të një race tjetër ose të flasë me të.+ E megjithatë Perëndia më tregoi se nuk duhet të quaj asnjeri të ndotur ose të papastër.+
14 Unë e di dhe jam i bindur në Zotërinë Jezu se në vetvete asgjë nuk është e ndotur.+ Vetëm kur një person e quan diçka si të ndotur, për të, ajo është e ndotur.+
15 Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër.+ Kurse për ata që janë të ndotur+ dhe pa besim,+ asgjë nuk është e pastër, por si mendja, ashtu edhe ndërgjegjja+ e tyre janë të ndotura.