-
2 Kronikave 6:32, 33Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
32 Edhe të huajin, që nuk është pjesë e popullit tënd, Izraelit, por që vjen nga një vend i largët për shkak të emrit* tënd të madh,+ dorës sate të fortë dhe krahut tënd të fuqishëm*, dhe lutet në drejtim të kësaj shtëpie,+ 33 dëgjoje nga qiejt, nga vendbanimi yt, dhe plotësoja tërë ato që të kërkon, në mënyrë që gjithë popujt e tokës ta njohin emrin tënd+ e të të nderojnë thellësisht* njëlloj siç të nderon populli yt, Izraeli, dhe ta dinë se kjo shtëpi që kam ndërtuar, i sjell lavdi emrit tënd.
-
-
Isaia 56:6, 7Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Edhe të huajt që bashkohen me Jehovain për t’i shërbyer,
për ta dashur emrin e Jehovait+
dhe për t’u bërë shërbëtorë të tij,
të gjithë ata që mbajnë Sabatin pa e përdhosur
dhe që respektojnë besëlidhjen time,
7 do t’i çoj në malin tim të shenjtë+
dhe do t’u fal gëzim brenda shtëpisë sime të lutjes.
Blatimet e plota të djegura dhe flijimet e tyre do të pranohen në altarin tim,
sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt.»+
-