-
Marku 2:23-28Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Tani, në Sabat, ai po kalonte përmes arave me grurë dhe, gjatë rrugës, dishepujt nisën të këputnin kallinj gruri.+ 24 Atëherë farisenjtë i thanë: «Pa shiko! Pse dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e ligjshme në Sabat?» 25 Por ai u tha: «Asnjëherë nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria atë dhe burrat që ishin me të?+ 26 Në tregimin për Abiatarin,+ kreun e priftërinjve, a nuk hyri ai në shtëpinë e Perëndisë dhe a nuk hëngri bukët e paraqitjes,* të cilat nuk është e ligjshme t’i hajë askush përveç priftërinjve,+ e u dha edhe burrave që ishin me të?» 27 Ai vazhdoi: «Sabati u bë për njeriun,+ dhe jo njeriu për Sabatin. 28 Prandaj, Biri i njeriut është Zotëri edhe i Sabatit.»+
-
-
Luka 6:1-5Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
6 Një ditë sabati ai po kalonte përmes arave me grurë dhe dishepujt e tij po këputnin e po hanin kallinj gruri+ duke i shkoqur me duar.+ 2 Kur e panë këtë, disa farisenj pyetën: «Pse bëni atë që nuk është e ligjshme në Sabat?»+ 3 Por Jezui iu përgjigj: «Asnjëherë nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria atë dhe burrat që ishin me të?+ 4 A nuk hyri ai në shtëpinë e Perëndisë, ku i dhanë bukët e paraqitjes,* të cilat nuk është e ligjshme t’i hajë askush përveç priftërinjve, dhe a nuk hëngri vetë dhe u dha edhe burrave që ishin me të?»+ 5 Më tej vazhdoi: «Biri i njeriut është Zotëri i Sabatit.»+
-