-
Mateu 12:1-8Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
12 Në atë kohë, në Sabat, Jezui po ecte përmes arave me grurë. Dishepujt e tij i mori uria dhe nisën të këputnin kallinj gruri e të hanin.+ 2 Kur e panë këtë, farisenjtë i thanë: «Shiko, dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e ligjshme në Sabat.»+ 3 Ai ua ktheu: «A nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria atë dhe burrat që ishin me të?+ 4 A nuk hyri ai në shtëpinë e Perëndisë dhe a nuk hëngrën ata bukët e paraqitjes,*+ të cilat s’ishte e ligjshme t’i hante as ai dhe as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?+ 5 Ose, a nuk e keni lexuar në Ligj se në Sabat priftërinjtë punojnë në tempull, e megjithatë mbeten të pafaj për shkeljen e Sabatit?+ 6 Por unë po ju them se këtu është dikush më i madh se tempulli.+ 7 Megjithatë, po të kishit kuptuar ç’do të thotë: ‘Unë dua mëshirë+ dhe jo flijime’,+ nuk do t’i kishit dënuar të pafajshmit, 8 sepse Biri i njeriut është Zotëri i Sabatit.»+
-
-
Marku 2:23-28Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Tani, në Sabat, ai po kalonte përmes arave me grurë dhe, gjatë rrugës, dishepujt nisën të këputnin kallinj gruri.+ 24 Atëherë farisenjtë i thanë: «Pa shiko! Pse dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e ligjshme në Sabat?» 25 Por ai u tha: «Asnjëherë nuk e keni lexuar çfarë bëri Davidi kur e mori uria atë dhe burrat që ishin me të?+ 26 Në tregimin për Abiatarin,+ kreun e priftërinjve, a nuk hyri ai në shtëpinë e Perëndisë dhe a nuk hëngri bukët e paraqitjes,* të cilat nuk është e ligjshme t’i hajë askush përveç priftërinjve,+ e u dha edhe burrave që ishin me të?» 27 Ai vazhdoi: «Sabati u bë për njeriun,+ dhe jo njeriu për Sabatin. 28 Prandaj, Biri i njeriut është Zotëri edhe i Sabatit.»+
-