BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 1 Samuelit 21:1-6
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 21 Më vonë Davidi shkoi në Nob+ te prifti Ahimelek. Kur e takoi Davidin, Ahimeleku nisi të dridhej nga frika dhe e pyeti: «Pse ke ardhur vetëm fare, pa njeri?»+ 2 Davidi iu përgjigj: «Mbreti më udhëzoi të bëj diçka, por tha: ‘Askush të mos dijë gjë për misionin që të kam besuar dhe për udhëzimet që të dhashë.’ Kam lënë të takohem me trimat që luftojnë përkrah meje. 3 Nëse të ndodhen pesë bukë, m’i jep, ose më jep çfarëdo që të kesh mundësi.» 4 Por prifti iu përgjigj Davidit: «Bukë të zakonshme nuk ka, por ka bukë të shenjtë;+ burrat mund ta hanë, me kusht që të mos u jenë afruar grave.»*+ 5 Davidi i tha priftit: «S’diskutohet që gratë kanë qenë larg nesh, njëlloj si herët e tjera kur kam shkuar në fushata ushtarake.+ Nëse burrat i mbajnë trupat të shenjtë edhe kur misioni është i zakonshëm, aq më tepër në një ditë si kjo!» 6 Atëherë prifti i dha bukë të shenjtë,+ sepse atje nuk kishte bukë tjetër, përveç bukëve të paraqitjes* që i kishin hequr nga tabernakulli i Jehovait për t’i zëvendësuar po atë ditë me bukë të freskëta.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo