-
Mateu 9:23-26Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
23 Tani, kur hyri në shtëpinë e kreut dhe vuri re fyelltarët dhe turmën që gumëzhinte,+ 24 Jezui tha: «Largohuni që këtej, sepse vogëlushja nuk ka vdekur, por po fle.»+ Atëherë ata nisën të qeshnin me të dhe ta tallnin. 25 Pastaj, sapo e nxorën turmën jashtë, ai hyri, e kapi për dore vogëlushen,+ dhe ajo u ngrit.+ 26 Natyrisht, fjala për këtë u përhap në të gjithë zonën.
-
-
Luka 8:51-56Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
51 Kur arriti në shtëpi, ai nuk la asnjeri të hynte brenda me të, përveç Pjetrit, Gjonit, Jakovit dhe babait e nënës së vajzës. 52 Të gjithë qanin dhe goditnin gjoksin nga hidhërimi. Mirëpo ai tha: «Mos qani më,+ sepse ajo nuk ka vdekur, por po fle.»+ 53 Atëherë ata nisën të qeshnin me të dhe ta tallnin, sepse e dinin që ajo kishte vdekur. 54 Por ai e kapi për dore vajzën dhe i tha: «Vogëlushe, ngrihu!»+ 55 Ajo u kthye në jetë*+ dhe menjëherë u ngrit në këmbë.+ Pastaj ai urdhëroi t’i jepnin diçka për të ngrënë. 56 Prindërit s’i mbante vendi nga gëzimi, por ai u tha të mos i tregonin askujt ç’kishte ndodhur.+
-