BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mateu 9:23-26
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 23 Tani, kur hyri në shtëpinë e kreut dhe vuri re fyelltarët dhe turmën që gumëzhinte,+ 24 Jezui tha: «Largohuni që këtej, sepse vogëlushja nuk ka vdekur, por po fle.»+ Atëherë ata nisën të qeshnin me të dhe ta tallnin. 25 Pastaj, sapo e nxorën turmën jashtë, ai hyri, e kapi për dore vogëlushen,+ dhe ajo u ngrit.+ 26 Natyrisht, fjala për këtë u përhap në të gjithë zonën.

  • Marku 5:38-43
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 38 Kur arritën në shtëpinë e të parit të sinagogës, ai pa rrëmujën dhe njerëzit që qanin e vajtonin me të madhe.+ 39 Pasi hyri brenda, u tha atyre: «Pse po qani dhe po bëni gjithë këtë rrëmujë? Fëmija nuk ka vdekur, por po fle.»+ 40 Atëherë ata nisën të qeshnin me të dhe ta tallnin. Mirëpo ai i nxori të gjithë jashtë, mori me vete të atin dhe të ëmën e fëmijës, bashkë me ata që ishin me të, dhe hyri aty ku ishte fëmija. 41 Pastaj e kapi për dore fëmijën dhe i tha: «Tálitha kúmi», që kur përkthehet, do të thotë: «Vogëlushe, po të them: ngrihu!»+ 42 Menjëherë vajza u ngrit e nisi të ecte. (Ajo ishte 12 vjeçe.) Kur panë këtë, ata nuk i mbante vendi nga gëzimi. 43 Por ai i urdhëroi shumë herë* që të mos e merrte vesh askush.+ Pastaj u tha t’i jepnin asaj diçka për të ngrënë.

  • Gjoni 11:11
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 11 Pasi u tha këto fjalë, shtoi: «Lazari, miku ynë, ka rënë në gjumë,+ prandaj unë po shkoj atje që ta zgjoj.»

  • Veprat 7:60
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 60 Pastaj ra në gjunjë dhe thirri me zë të fortë: «O Jehova,* mos ua ngarko atyre këtë mëkat!»+ Pasi tha këtë, ra në gjumin e vdekjes.

  • Veprat 13:36
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 36 Por, pasi i shërbeu Perëndisë* gjatë gjithë jetës, Davidi ra në gjumin e vdekjes, u preh me paraardhësit e tij dhe trupi iu kalb.*+

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo