BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Mateu 14:15-21
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 15 Por kur ra mbrëmja, dishepujt vajtën dhe i thanë: «Vendi është i veçuar dhe tashmë është bërë vonë. Thuaju njerëzve të shkojnë nëpër fshatra, që të blejnë diçka për të ngrënë.»+ 16 Megjithatë Jezui u tha: «S’kanë pse të ikin. Jepuni ju diçka për të ngrënë.» 17 Ata i thanë: «S’kemi asgjë këtu, përveç pesë bukëve dhe dy peshqve.» 18 Ai u tha: «M’i sillni këtu.» 19 Pastaj i tha turmës të shtrohej në bar. Mori pesë bukët e dy peshqit dhe falënderoi Perëndinë*+ duke ngritur sytë nga qielli. Pastaj theu bukët, ua dha dishepujve, dhe ata ia dhanë turmës. 20 Kështu të gjithë hëngrën dhe u ngopën. Pastaj mblodhën copat që kishin tepruar: 12 shporta plot.+ 21 Dhe ata që hëngrën, ishin rreth 5.000 burra, përveç grave dhe fëmijëve.+

  • Marku 6:35-44
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 35 Tashmë kishte vajtur vonë, prandaj dishepujt erdhën e i thanë: «Vendi është i veçuar dhe tani është bërë vonë.+ 36 Thuaju njerëzve të shkojnë nëpër rrethinat dhe fshatrat këtu afër që të blejnë diçka për të ngrënë.»+ 37 Ai iu përgjigj: «Jepuni ju diçka për të ngrënë.» Por ata i thanë: «Të ikim e të blejmë 200 denarë* bukë që t’ua japim njerëzve të hanë?!»+ 38 Ai i pyeti: «Sa bukë keni? Shkoni e shihni!» Pasi kontrolluan, ata thanë: «Pesë, dhe dy peshq.»+ 39 Ai u tha të gjithëve të shtroheshin në grupe në barin e blertë.+ 40 Kështu ata u ulën në grupe prej 100 dhe 50 vetash. 41 Ai mori pesë bukët e dy peshqit, ngriti sytë nga qielli dhe falënderoi Perëndinë.*+ Pastaj theu bukët dhe filloi t’ua jepte dishepujve që t’i shpërndanin; i ndau edhe dy peshqit për të gjithë. 42 Kështu të gjithë hëngrën dhe u ngopën. 43 Pastaj mblodhën copat: 12 shporta plot, përveç peshqve që mbetën.+ 44 Ata që hëngrën bukët, ishin 5.000 burra.

  • Gjoni 6:5-13
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
    • 5 Kur ngriti sytë dhe pa që një turmë e madhe po vinte drejt tij, Jezui pyeti Filipin: «Ku do të blejmë bukë që të hanë gjithë këta njerëz?»+ 6 Mirëpo këtë e tha për ta vënë në provë, sepse e dinte ç’do të bënte pas pak. 7 Filipi iu përgjigj: «Dyqind denarë* bukë nuk mjaftojnë as për t’i dhënë nga një kafshatë secilit.» 8 Njëri nga dishepujt, Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, i tha: 9 «Këtu është një djalë i vogël që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël. Por, ç’janë këto për kaq shumë njerëz?!»+

      10 Jezui tha: «Thuajuni njerëzve të ulen.» Meqë vendi ishte plot bar, njerëzit u ulën përtokë. Mes tyre ishin rreth 5.000 burra.+ 11 Jezui i mori bukët dhe, pasi falënderoi Perëndinë, ua shpërndau njerëzve që ishin ulur atje; ai bëri po njësoj edhe me peshqit e vegjël, dhe njerëzit hëngrën aq sa u ngopën. 12 Kur mbaruan së ngrëni, ai u tha dishepujve: «Mblidhni copat që tepruan, që asgjë të mos shkojë dëm.» 13 Kështu, pasi kishin ngrënë të gjithë, dishepujt i mblodhën copat e pesë bukëve të elbit që u tepruan dhe mbushën 12 shporta.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo